Piramidat, zbardhet lista e përfituesve
21/12/2008 Në fillim të janarit do të nisë ndarja e parave sipas koeficientit të miratuar për secilën nga firmat
Javën e ardhshme zbardhen emrat dhe renditja e përfituesve për çdo qytet
Administratorët e firmave piramidale tashmë kanë përfunduar llogaritjen e shumës që do të përfitojë secili nga kreditorët e firmave rentiere “Gjallica”, “Bendo” dhe “Nahlel”. Në fillim të javës që vijon do të nisë publikimi i emrave që do të përfshihen në këtë proces. Kjo duke përshtatur koeficientin e miratuar për kthimin e parave me shumën që personat kanë ende të pakthyer prej këtyre firmave piramidale. Gjithsesi, mësohet se vetëm në fillim të vitit të ardhshëm do të nisë tërheqja e parave në bankën me të cilën është firmosur kontrata për shpërndarjen e lekëve. Kjo sipas një rendi që do të miratohet prej administratorëve të këtyre firmave. Ndërkohë po punohet për mbledhjen e aseteve të firmave piramidale. Pronat e tyre janë shtrirë në disa shtete dhe në momentin që shteti është bërë administrator i tyre, pronat kalojnë në administrim të qeveris. Ndaj dhe çdo fitim që vjen prej tyre kalon në llogari të shteti shqiptar, që ka marrë përsipër dhe rishpërndarjen e lekëve të mbetura.
Firmat
Ndërkohë bëhet e ditur se janë mbi 90 mijë kreditorë kryesisht të firmës “Gjallica”, të cilët janë identifikuar për të marrë koeficientin përkatës të shumave që kanë derdhur në atë kohë. Janë edhe dy shoqëri të tjera më të vogla, me një numër të kufizuar kreditorësh: “Beno” dhe “Nahlel”. Koeficienti për kreditorët e shoqërisë “Gjallica” është 2.47 për qind, që do të thotë se ata do të marrin 2.47 për qind të vlerës që kanë derdhur në shoqëri. Tashmë bankat kanë nisur ofertat e para për koeficientin e ofruar në shpërndarjen e lekëve, por dhe për këto firma pritet të ketë mbledhje të shumave të tjera. “Në vazhdimësi ky koeficient mund të rritet, nëse do të arrijmë të vjelim vlerat e borxheve që ata kanë nga debitorë të tjerë, kryesisht të huaj, të cilët janë të identifikuar dhe t’i arkëtojmë, proces që deri tani ka qenë i pamundur për shkak të vështirësive të shumta. Pra, do të ketë një rritje tjetër ose do të ketë një koeficient të dytë shpërndarjeje”, - është shprehur pak kohë më parë Malaj.
Kriteret
Që në qershor janë miratuar kriteret për bankën që do të bëjë shpërndarjen për 133 mijë kreditorë, proces që mbeti pezull prej vitit 2007. Ndërsa në muajt e fundit u miratua dhe banka që do të realizojë shpërndarjen e lekëve të këtyre firmave piramidale. Tashmë mbetet vetëm nisja e ndarjes së lekëve për çdo kreditorë. Ky proces është shumë i rëndësishëm për qytetarët kreditorë në qytetet e mëdha të vendit, si Tiranë, Durrës, Vlorë, Korçë, Fier dhe Sarandë. Deri tani u janë shpërndarë kreditorëve të firmave piramidale që ushtruan aktivitetin e tyre nga viti 1992 deri në vitin 1997 rreth 235 milionë dollarë. Zyrtarisht është llogaritur se kreditorët depozituan paratë e tyre në 24 firma piramidale dhe 2 fondacione. Gjithsej ishin 1 670 000 kreditorë me 1 miliard e 260 milionë dollarë të depozituar në të gjithë vendin. Borxhi prej 830 milionë dollarë u llogarit vetëm për 255 mijë depozitues brenda skemës. Me gjithë shifrat tepër të larta të kreditorëve që humbën paratë e tyre në këto skema mashtruese, kanë qenë mbi 1 milion kreditorë që arritën të tërhiqnin lekët e depozituara para vitit 1997.
Përfituesit
Kreditorët e firmave rentiere “Gjallica”, “Bendo”, “Nahlel” do të kenë mundësinë të marrin të paktën 2.4 për qind të shumës që ata kishin lënë në këto kompani. Ndarja do të nisë në fillim të vitit të ardhshëm dhe brenda pak ditëve do të publikohen emrat e personave të identifikuar si kreditorë të këtyre firmave piramidale. Bashkëngjitur me përfituesit do të njoftohen dhe dokumentet që duhen për tërheqjen e parave.
Prona të tjera
Administratorët e firmave piramidale kanë nisur punën për verifikimin e pronave të këtyre firmave në shtete të ndryshme të botës. Ndërkohë janë ngritur grupet e posaçme në bashkëpunim me qeverinë greke për disa asete që kanë çmime të konsiderueshme e që do të kenë ndikim dhe në një rishpërndarje tjetër të fondit për kreditorët. Dyshohet se prona të tjera gjenden në Itali, Zvicës Spanjë e shtete të tjera.
Banka
Mes një banke të nivelit të dytë dhe administratorëve të firmave rentiere tashmë është firmosur marrëveshja për ndarjen e parave të mbetura në këto firma. Për çdo kreditorë tashmë është hapur një numër llogarie personal, ku secili prej tyre mund të tërheqë lekët sipas datës së dhënë apo t’i kalojë këto shuma në formën e depozitës bankare, duke përfituar dhe nga interesat që do të ofrojë kjo bankë.