Një milion nënat homofobe

Një milionë nëna amerikane vendosën që sa më shpejtë që të jetë e mundur të ndërmerret diçka, në mënyrë që futja e homoseksualizmit në botën e stripit të mos fitojë përmasa të një epidemie.
Për këtë qëllim edhe është iniciuar një fushatë e madhe për dërgimin e e-mailave të gjitha nënave amerikane, nëpërmjet të cilëve kërkohet që ato t’i dërgojnë letra proteste kompanive Warner Brothers dhe Disney, të cilat janë pronare të kompanive/franshizave për prodhimin dhe distribuimin e stripave DC Comics dhe Marvel.
Synimi përfundimtar i grupit lobist One Million Moms është që korporatat Disney dhe Warner Bros, të cilat janë pronare të stripave me super-heronj të shumtë, të de-homoseksualizohen.
Hipotetikisht, ndoshta thënia se grupi One Million Mums tingëllon më rrezikshëm sesa One Million Angry Bearded Muslim Fundamentalists (Një Milion Mjekroshë të Zemëruar Fundamentalistë Myslimanë) mund të tingëllojë si tepër subjektive, por gjithsesi që synimet e as fushata e grupit nuk duhen marrë joseriozisht.