E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria miratoi sot one stop shop për lejet dhe licencat në fushën e energjisë Gjatë një mbledhje të Këshilit të Ministrave

Këshilli i Ministrave miratoi sot ngritjen e sportelit të vetëm, one stop shop, për lejet dhe licencat në fushën e energjisë, në Qendrën Kombëtare të Licencimit. Kryeministri Berisha theksoi se ky vendim është një hap i rëndësishëm për thjeshtimin dhe lehtësimin e pajisjes së investitorëve me leje dhe licenca, në fushën e energjisë. “Gjatë dy muajve të fundit, Ministria e Ekonomisë ka rishqyrtuar të gjitha procedurat ligjore e nënligjore që nevojiteshin dhe me këtë vendim shënojmë një hap shumë të madh përpara në thjeshtimin, lehtësimin e pajisjes me leje dhe licenca të investitorëve në fushën e energjisë”, deklaroi Berisha. Sipas tij, një numër i madh lejesh dhe licencash që nevojiten për investime në fushën e energjisë kalojnë që të gjitha në sportelin unik, në Qendrën Kombëtare të Lejeve dhe Licencave, e cila shënon një sukses të vërtetë që brenda vitit të parë të ‘jetës’ së saj”. Një tjetër aspekt të rëndësishëm i këtij vendimi, sipas kreut të ekzekutivit është goditja që i jepet burokracisë dhe korrupsionit. “Me kalimin në qendrën unike të pajisjes së investitorëve me leje dhe licenca u bëhet një lehtësim i madh. Së dyti, i jepet një goditje si korrupsionit, ashtu edhe burokracisë, sepse Qendra informon menjëherë ministrin, Kryeministrin e me radhë, në rast se Agjencitë respektive nuk i përgjigjen në kohën e përcaktuar me ligj për lejet dhe licencat. Mendoj se është bërë një gjë jashtëzakonisht e rëndësishme”, sqaroi kreu i Qeverisë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›