E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një minator le grevën, shtrohet ne spital

Çlirimi i dioksidit te karbonit ne thellësinë e 1400 metrave ne miniere, u ka krijuar probleme me frymëmarrjen edhe grevisteve te tjerë. Një dite me pare, drejtues te sindikatave dhe te firmës “ACR” lëshuan akuza ne distance për grevën. Kompania austriake beri thirrje për ndërprerje te grevës për t’u ulur ne bisedime, por pa praninë e krerëve te sindikatave, te cilët i akuzon se kane qëllime përfitimi personale. Ndërsa kreu i Konfederatës, Kol Nikollaj, deklaroi për “Vizion Plus” se jo vetëm greva nuk do te ndërpritet, por se do ti drejtohet gjykatës si për firmën, ashtu edhe instancat qeveritare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›