E Diel, 1 Nëntor 2026

Destinacion Europa shqiptaret braktisin Turqine

Vera e parë pa viza i ka nxitur shqiptarët të eksperimentojnë destinacione turistike të cilat më parë jo gjithkush i provonte. Agjencitë turistike flasin për rritje të fluksit të udhëtimeve jashtë vendit në krahasim metë njejtën periudhë të një viti më parë si dhe zgjerim të gamës së destinacioneve, kryesisht europiane.

“Spanja që s’ka qenë ndonjëherë ka qenë një nga destinacionet që është frekuentuar kryesisht. Greqia po ashtu është frekuentuar shumë këtë vit, duke pasur parasysh se kemi afër edhe Korfuzin, Selanikun, Kalkidhikinë. Dubrovniku në Kroaci jo dhe aq shumë duke ditur që këto janë frekuentuar me kalimin e viteve dhe detyrimisht që janë drejtuar drejt këtyre destinacioneve. Destinacion tjetër që ka qenë jo shumë i kërkuar, ka qenë edhe Italia kryesisht Rimini dhe Sicilia, Reggio Calabria më pak”-thotë Dritan Saja, agjent turistik.

Megjithatë Turqia vazhdon të tërheqë turistët nga shqipëia. Kjo për shkak të cmimeve dhe shërbimit cilësor.
Megjithëse priren drejt paketave ekonomike që jo gjithnjë shkojnë për shtat me pretendimet e larta, shqiptarët dinë të jenë dhe dorëlëshuar.

“Ofertat më të lira kanë qenë diku te 500 euro në javë, për hotele me 5 yje. Hotelet më të shtrenjta kanë qenë diku te 3500-3600 euro për një javë në hotele me yje, lux ose deluxe”-thekson ai.

Sipas agjensive zgjerimi i gamës së destinacioneve ka ulur grumbullimin e turistëve shqiptarë në një vend të caktuar duke i shpërndarë dukshëm nëpër Europë.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›