Grabitje me karta te klonuara, 5 bullgare ne pranga
Sipas policisë, operacioni i quajtur “Bankomati i rreme” është finalizuar me arrestimin e 5 personave: Dragomir Bonev 35 vjeç, Ivo Ivanov 37 vjeç, Pavel Milenov 31 vjeç, Nikolay Tosonev 33 vjeç, dhe Aleksandar Kolev, 38 vjeç, të pestë lindur dhe banues në Sofje. Ata akuzohen për mashtrim kompjuterik me qellim përfitim të paligjshëm parash. Operacioni i kryer nga sektori kundër krimit kompjuterik ne policinë e shtetit është shtrire ne disa qytete: Tirane, Durrës dhe Vlorë. Tre prej bullgareve u kapen ne flagrance ne një apartament ne Durrës, teksa ishin duke përgatitur pajisjet për të klonuar kartat, ndërsa dy te tjerë ne tentative për tu larguar nga vendi. Policia ka sekuestruar tre copë pajisje kompjuterike “Skimmer”, që shërbejnë për klonimin e kartave, me logo të bankave, dy mikrokamera dixhitale për regjistrimin e kodeve PIN, dy kamera dixhitale për fotografimin e bankomateve, dhjetëra karta plastike me shirit magnetik me te dhëna të kartave bankare të vjedhura, tre kompjuter “Laptop” që kanë shërbyer për programimin e këtyre të dhënave, dy makina, pesë celularë si dhe një shumë prej 1000 eurosh.
Shiko kroniken video