Fier, plagoset adoleshenti pas konfliktit familjar

Plaga e marrë në qafë nga goditja me thikë, mund t`i kushtojë jetën 16-vjeçarit nga Levani i Fierit.
Pas një konflikti familjar, shkaqet e të cilit ende nuk mësohen, adoleshenti është plagosur rëndë me thikë në qafë nga një i afërm i tij.
I plagosuri me inicialet S. R, 16 vjeç është dërguar menjëherë në spitalin e Fierit, ku mësohet se është në gjendje të rëndë për jetën.
I riu nga Levani i Fierit i është nënshtruar operacionit, por ende nuk dihet gjendja shëndetësore e tij.
Policia ka nisur hetimin për zbardhjen e ngjarjes dhe ka shpallur në kërkim autorin e plagosjes.