INSTAT: Inflacioni 1.6%, brenda parashikimeve
Eglantina Nasi
Me nje nivel prej 1.6%, inflacioni ne Shqiperi rezulton te jete brenda kufijve te parashikuar nga ekspertet e ekonomise. Nje fakt i tille pozitiv rezulton nga te dhenat me te fundit qe ka publikuar Instituti i Statistikave, mbi Indeksin e Cmimeve te Konsumit ne muajin prill 2012. Sipas ketij raporti, ky tregues ka shenuar nje ulje prej 0.1% krahasuar me muajin e meparshem. "Ndryshimi vjetor ne muajin prill eshte 1.6%, kurse nje vit me paren ky ndryshim ishte 4.1%", - pohojne ekspertet e INSTAT-it ne kete raport. Nga ana e saj, Banka e Shqiperise ka vendosur si objektiv te saj, qe rritja e cmimeve te konsumit te kete si kufi te poshtem te saj nivelin prej 2%. Ndersa ka parashikuar qe gjate vitit 2012, inflacioni i cmimeve te konsumit do te luhatet ne kufijte prej 0.7% - 2.8%. Ne te tilla kushte, referuar te dhenave te raportit me te fundit te INSTAT-it, shihet qarte se ky tregues ekonomik po rezulton ende nen kontroll. Konkretisht, ai pohon se ne teresi vihet re nje ulje e cmimeve te konsumit gjate muajit Prill 2012, ku me e larta eshte ajo ne vleren prej 5.2%, ne nengrupin "zarzavate perfshire patatet". Nje dukuri e tille lidhet me futjen ne treg te prodhimeve te para vendase, te cilat kane shkaktuar edhe renien cmimeve te meparshme. Nga ana tjeter, mesohet se edhe indeksi i grupit "Veshje dhe kepuce", ka pesuar nje ulje te cmimeve gjate muajit Prill 2012, me 0.1%. Ndersa dy grupet qe mesohet se kane shenuar rritje te cmimeve te tyre, jane ato "Qira uje lende djegese dhe energji" me 0.4% dhe "Shendeti", me 1.3%. Ajo qe bie ne sy gjithashtu ne kete raport, eshte edhe diferenca mjaft e vogel e treguesve te luhatjes se indeksit te cmimit nga grupi ne grup, apo edhe mes nengrupeve. Cka do te thote se ne teresi, cmimet kane nje impakt pozitiv te qendrueshmerise se tyre, pa krijuar ndryshueshmeri brenda nje afati te shkurter, sic mund te jete nje muaj. Gje e cila ne fakt, nuk duket s ndodh duke i krahasuar te dhenat me nje vit me pare. Keshtu, ndryshimi i indeksit te cmimeve nga muaji prill i vitit 2011 me ate te ketij viti, eshte ne nivelin prej 5%, pra kete vit, frutat kushtojne me shume se vjet. Ndersa rezultojne me nje renie prej -5.2% cmimet e zarzavateve, perfshire edhe patatet, krahasuar me nje vit me pare. Cka tregon se prodhimi vendas duket te jete me imponues sivjet ne tregun e cmimeve, sesa ishte gjate se njejtes periudhe te vitit te kaluar. Sikunder vlen te thuhet se produkti, i cili ka shenuar rritjen me te madhe te cmimit te tij gjate muajit prill 2012, krahasuar me nje vit me pare, eshte ai i ujit te pijshem. Konkretisht, ekspertet e Institutit te Statistikave vleresojne se ai ka shenuar nje rritje ne nivelin prej 21% nga viti ne vit, vlere kjo e cila qendron ne krye te indeksit te cmimeve te konsumit, per nga luhatja e madhe rritese qe ka pesuar gjate nje viti. Dukuri kjo, e cila nuk ka ndodhur, ne fakt, me produktin e energjise elektrike, edhe pse gjendet ne te njejtin grup te vleresuar nga INSTAT-i, me ujin e pijshem.