E Shtunë, 31 Tetor 2026

Energjia, per 5 vjet jo me ne shpenzimet e ujit

Per nje periudhe 5-vjecare, qytetareve te Tiranes nuk do t'iu ofrohen me shpenzimet per energjine elektrike brenda cmimit te shitjes se ujit te pijshem. Nje perfitim i tille pozitiv per ta, do te mundesohet fale aktit te kalimit te Hidrocentralit te Lana-Bregasit, ne pronesine e Ujesjelles-Kanalizimeve. "Brenda afatit 5-vjecar, gjithe sasia e energjise elektrike dhe shpenzimet per te, nuk do perfshihen me ne koston per llogaritjen e cmimit te shitjes me shumice dhe me pakice te ujit tek qytetaret e Tiranes", - eshte shprehur drejtori i kesaj ndermarrje, Sahit Dollapi. I pranishem ne ceremonine e nenshkrimit te kontrates perkatese, se bashku me ministrin e Ekonomise dhe Energjetikes, Nasip Naco, ai ka shtuar se privatizimi i HEC-it te Lanabregasit, ka nje efekt social pozitiv ndaj konsumatoreve, si edhe e ndihmon kompanine qe te punoje per realizimin e objektivit te saj per furnizimin 24 ore me uje. "Eshte e vetmja kompani ne Shqiperi dhe e para qe realizon nje blerje te tille, e cila do te jete ne varesi te saj dhe do te ndihmoje per plotesimin e nevojave ne energji elektrike ne te gjitha burimet dhe stacionet e pompimit, impiantin e Bovilles dhe aty ku ne e perdorim energjine elektrike", - u shpreh me tej drejtori i UKT-se. Ndersa ministri Naco, nga ana e tij, theksoi rendesine qe ky HEC do te kete ne sherbim te komunitetit dhe qytetareve te Tiranes. "Ka me se nje vit qe METE ka pergatitur te gjitha procedurat ligjore krahas privatizimit dhe shitjes se HEC-eve te tjera si Uleza, Shkopeti, Bistrica 1, Bistrica 2, gare e cila do te hapet ne datat 4 - 6 qershor. Ky HEC do te perdoret per sherbime publike me te gjera nga shoqeria "Ujesjelles Kanalizime Tirane", shoqeri e cila eshte percaktuar si sektor i rendesise se vecante", - u shpreh Naco. Duke shtuar se "ka pasur nje kerkese nga ujesjelles kanalizime per ta blere HEC e Lanabregasit, pasi do t'i sherbeje komunitetit dhe qytetareve te Tiranes per te ulur dhe me tej cmimin e ujit qe u shitet. "Kjo pasi ky HEC do ndikoje drejtperdrejt ne koston e prodhimit dhe te energjise, po dhe te ujit", - tha me tej ministri i Ekonomise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›