Një moral i përbashkët është i mundur
Sipas reflektimeve më ndikuese në lidhje me shoqërinë civile plurale dhe Shtetin, mendojmë për Habermas-in, Rawls-in dhe Böckenförde, ideja se vizioni filozofik i një tradite etike të veçantë, ajo e vizionit kristian apo e një feje tjetër, ofron për të gjithë në terma të propozimit “publik” atë që këtej e tutje është e ndarë gjerësisht.
Mbi këtë bazë, anëtarët e shoqërisë civile plurale janë thirrur për një dialog të vazhdueshëm, me qëllim që prej krahasimeve mes tyre të dalin orientime dhe propozime për të mirën e përbashkët. Siç shkruan Benedikti XVI, përvoja politike vë në dukje pamjaftueshmërinë e “Shumicës aritmetike” dhe raportet e tyre të forcave për të garantuar dhe mbajtur demokracinë: është e domosdoshme që ajo të karakterzohet gjithashtu edhe nga një proces debati të hapur dhe të ndjeshëm në kërkim të së vërtetës.
Një shoqëri civile e ngjizur kësisoj nuk ka nevojë të neutralizojë fetë dhe nuk ka asnjë arsye të hakërrehet kundër parimeve themelore, të cilave mund t’iu binden disa minoritete.
Ajo duhet të pranojë një debat dhe një dialog të barabartë dhe t’iu japë institucioneve publike detyrën të gjykojnë, cili është mendimi më përparësor apo tradita “predominuese” pas së cilës populli sovran, drejtpërdrejt apo jo do të tregojë se ndaj cilës ai ndjehet më mirë. Kjo nuk nënkupton asnjë diktaturë të shumicës që vendos drejtësinë, as mohimin e të drejtave themelore të cilësdo pakicë. Bëhet fjalë vetëm për të qartësuar se laiciteti i Shtetit, i konsideruar nga të gjithë si i domosdoshëm, nuk do të thotë neutralitet i tij në faktet e pamundshme.
Deklarata e të drejtave themelore nuk duhet e ngjizur thjesht si një katalog abstrakt i reduktuar në një natyrë abstrakte, por duhet të bëhet, me ndihmën e të gjitha traditave kulturore, kuptuar këtu edhe ato fetare, terreni i këtij debati që mund ta bëjë shoqërinë bashkëkohore, në një epokë ankthesh dhe ndryshimesh të mëdha, një vend të paqtë.
Sot, refleksionet e mëdha mbi kuptimin e ekzistencës njerëzore dhe bashkëjetesën e popujve nuk janë më ekskluzivitet i një grupi intelektualësh të mbyllur në akademi, siç ishte rasti i para epokës postmoderne, por ato prekin tërë botën.
Pyetje si “Nga vij?”, “Pse jetoj?”, “Pse ka vuajtje?”, “ǒështë vdekja?” janë të pranishme sot më shumë se kurrë.
Kjo bash pse një moral i përbashkët gjendet në qendër të konfliktit të interpretimeve të zjarrta, i cili është absolutisht i domosdoshëm dhe i mundshëm. Kjo kërkon që çdo njeri, trupat ndërmjetëse si familja, shkolla, shoqatat.... dhe kombet të rizbulojnë vlerën praktike të bashkëjetesës që nuk do të thotë neutralizim i “identiteteve”, por punë të ndershme që kërkon të kuptojë dhe të përballë kuptimësinë e përvojës së përbashkët.
Angelo Scola është peshkop i Venecias dhe drejtues i revistës “Oasis”