Vllaznia prek trofeun pas 21 vjetësh, Tirana bie në “Ruzhdi Bizhuta”, 2-0
Me të filluar pjesa e dytë, trajneri Mema ka ndërhyrë në skuadër duke bërë zëvendësime. Ai largon nga fusha Duron, Sinën dhe Vrapin e në vend të tyre ka aktivizuar Arapin, Hajdarin dhe Gjoreskin. Mesfushori elbasanas Duro ka qenë në një ditë të zezë dhe ka qenë lojtari më i dobët në fushë. Pjesa e dytë nuk ka sjellë asnjë ndryshim në rezultat dhe lojë. Vllaznia është treguar e mëshirshme, pasi mund të kishte trefishuar ose edhe katërfishuar rezultatin. Fërshëllima përfundimtare e arbitrit gjerman, Babak Rafati, ka bërë fitues të kupës ekipin shkodran. Mbrëmjen e djeshme, fituesit e kupës i priti në zyrën e saj edhe kryeparlamentarja Jozefina Topalli.
Rastet e ndeshjes
3’ Veprime të shpejta sulmuese në krahun e djathtë të sulmit, Kaçi harkon brenda zonës dhe aty Gilman Lika, i cili i shpëton mbulimi të mbrojtjes së Tiranës, duke shënuar golin e parë të takimit pa kaluar ende 2 minuta e 15 sekonda. Vllaznia udhëheq 1-0.
5’ Shtyllë rrëqethëse e Sukajt në minutën e 5-të. Sulmuesi shkodran te pika e 11-metërshit goditi fuqishëm në formë volei, ndërsa topi u ndal nga traversa e portës së Tiranës, për të mos e çuar rezultatin në 2-0.
8’ Tirana pranë golit. Duro dha një pas të shkurtër nga goditja e këndit te Hyka, i cili harkon në zonën e Vllaznisë. Daniel Xhafaj goditi fuqishëm me kokë, duke rrahur traversën. Një rast i madh për barazim.
9’ D. Xhafaj goditi rrufeshëm më të majtën, por kapiteni i Vllaznisë, portieri Armir Grima e devijoi në goditje këndi.
11’ Sukaj i shpëtoi me zgjuarsi mbrojtjes së Tiranës, galopoi rreth 20 metra i vetëm përballë portierit Osmani, por në momentin e fundit nuk mundi ta mposhtë atë. Rast i mirë për 2-0.
16’ Mesfushori i Tiranës, Erald Deliallisi goditi nga një distancë mbi 30 metra, por sfera përfundoi shumë mbi shtyllën horizontale.
17’ D. Xhafaj mori një pas të saktë nga Hyka, por vlonjati i Tiranës nuk mundi ta shtynte topin në rrjetë. E pafalshme për sulmuesin e njohur.
38’ Talenti shkodran Xhevahir Sukaj fiton një dylyftim shtatlartësie me Endri Vrapin brenda zonës, topin e hedh me kokë përpara dhe bën një ekzekutim perfekt të denjë për një futbollist të madh, duke mposhtur Osmanin për të dytën herë. 2-0. E pabesueshme. “Vllaznia- Ultas” janë në ekstazë. Trajneri i Shpresave, Artan Bushati, ka pse të kënaqet me yllin e ri të futbollit shqiptar.
41’ Kcira i Tiranës ndalon në zonë një top të goditur fuqishëm nga Sulaj, por gjyqtari gjerman Rabati nuk jep penallti. Protesta nga ana e trajnerit të Vllaznisë, Dervish Haxhiosmanoviç.
46’ Tirana e nis me tri ndërrime pjesën e dytë. Maqedonasi Sasho Gjoreski hyn në vend të Duros, Arapi në vend të Sinës dhe Hajdari në vend të Vrapit.
48’ Xhafaj në të majtë të sulmit të Tiranës hodhi një top për Fortuzin, por vetëm goditje këndi për bardhblutë. Një rast i mirë, por i pamjaftueshëm.
50’ Veprime të zgjuara të Mohelebit, topi përplaset në dorën e një mbrojtësi shkodran, por gjyqtari vazhdon lojën.
64’ Goditje këndi për Tiranën. Topi arin të Mohelebi, i cili fiton një tjetër goditje këndi.
65’ Hyka ndëshkohet me karton të verdhe për Jahmir Hykën, për një veprim simulimi brenda zonës, teksa fantazisti i kombëtares kërkoi penallti. Asnjë protestë nga Hyka.
66’ Mohelebi ndëshkohet me karton të verdhë për një faull të dukshëm ndaj futbollistit shkodran Suad Lici.
71’ Ilir Nallbani kryen disa veprime indididuale, por topi i goditur nga kosovari i Vllaznisë ishte i dobët.
73’ Admir Teli ndëshkohet me karton të verdhë.
76’ Gjoreski humbi një rast të mirë, kur maqedonasi mori një top nga Hyka, por brenda zonës goditi në gjysmëlartësi jashtë kuadratit.
78’ Sukaj fiton një goditje dënimi në dyluftim me Kcirën. Lici ekzekuton nga 25 metra në pozicion të prirët, gjuajtja e fuqishme e ish-lojtarit të Tiranës pritet në dy kohë nga portieri bardheblu Osmani.
80’ Mohelebi proteston ndaj një faulli, duke sjellë edhe skenën e parë të shëmtuar në “Ruzhdi Bizhuta”. Një minipërleshje e vogël midis lojtarëve. Gjyqtari ndëshkon me karton të verdhë Mohelebin, kartoni i tij i dytë i verdhë dhe automatikisht i kuq. Tirana me dhjetë lotjarë.
81’ Erion Hoti zë vendin e Nallbanit të dëmtuar.
89’ Arapi me një goditje me të majtën nga 25 metra vë në provë portierin veteran Grima, por pa problem për kapitenin e Vllaznisë.
Fituesit e Kupave
15 Partizani
13 Tirana
13 Dinamo
6 Vllaznia
3 Teuta
2 Flamurtari
2 Elbasani
1 Apolonia
1 Besa