Nje muze 13 200 m2 per fete dhe qytetin
Bashkia e kryeqytetit ka prezantuar dje idene per ngritjen e nje muzeu te ri
Kryetari i Bashkise se Tiranes Edi Rama gjate nje konsulte publike te zhvilluar dje me studiues arkitekte dhe qytetare lajmeroi se kryeqytetit do ti shtohet nje objekt i vecante per simboliken e tij Muzeu i Tiranes dhe bashkejeteses fetare.
Ndertesa sipas kryebashkiakut do te ngrihet prane xhamise se re ideja per ndertimin e saj u publikua pak muaj me pare dhe do te jete ne harmoni me dy ndertesat kult te kryeqytetit katedrales Ortodokse dhe asaj Katolike. Hapesira qe kjo ndertese do ti marre kryeqytetit eshte 1650 metra katrore ndersa siperfaqja e pergjithshme e ndertimit eshte 13.200 metra katrore.
Do te kemi nje godine e cila mendojme te quhet muzeu i Tiranes dhe bashkejeteses fetare. Kur shtohet elementi i bashkejeteses fetare plotesohet nje kuader ne te cilin veshtrohet shume me qarte - tha Rama.
Kryebashkiaku shpjegoi gjithashtu se muzeu do te jete i ndare ne tri pjese ekspozita e Tiranes ekspozita e bashkejeteses fetare si dhe ambient i trete ku do te ekspozohen fakte nga realiteti qe perjetoi feja gjate periudhes se diktatures.
Do te jete nje menyre e re e te trajtuarit te hapesirave dhe konceptuarit te muzeut - shtoi Rama. Pjese e muzeut te ri do te jete dhe nje fond prej 460 objektesh te kultures popullore muzeale te kryeqytetit. Per ndertimin e tij do te realizohet nje konkurs nderkombetar.
Kryebashkiaku ka theksuar se ky muze nuk do te konkurroje muzete ekzistues por ai do te sjelle ate pjese te historise se qytetit qe aktualisht eshte e shperndare ne muze te tjere. shte nje muze qe i mungon kryeqytetit te Shqiperise dhe shqiptareve - perfundoi Rama. Y. Lezo