E Diel, 1 Nëntor 2026

Një muzikal i papublikuar i Jackson

Disa vite më parë mbreti i popit kishte incizuar një album që bazohej në poezi, dhe ai duket se do të publikohet së shpejti.

Ky album i Michael Jackson i ishte kushtuar veprave të poetit skocez, Robert Burns. Jackson kishe shkruar muzikën mbi vargjet e tij dhe synonte që nga ky material të bënte një muzikal skenik.

Albumi duket se është në pronësi të promotori muzikor dhe ish-burri i Lisa Minelli, David Just.

"Në album ndodhen afro dhjetë kompozime të incizuara në bazë të poezive të Burns, dhe unë atë do t’ia dhurojë muzeut të Burns në Ishire”, deklaroi Juta për mediat britanike.

Një zyrtar i paemëruar i autoriteteve skoceze konfirmoi për BBC se aktualisht po zhvillohen negociata për faljen e “një materiali muzikor”, megjithëse nuk tregoi nëse ai do të publikohet.

Jackson vdiq më qershor të vitit 2009, si pasojë e dozës së madhe të ilaçeve. Mjeku i tij personal, Conrad Murrey u dënua me katër vjet burg për vrasje nga pakujdesia.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›