E Diel, 1 Nëntor 2026

Film për vrasjen e fëmijëve në Sarajevë

Ka filluar xhirimi i filmit që do të trajtojë krimet e kryera ndaj fëmijëve në Sarajevë, në kohën e rrethimit të këtij qytetit gjatë luftës në BeH.

Sipas asaj që kryetari i Shoqatës së Prindërve të Fëmijëve të Vrarë të Sarajevës së Rrethuar (1992-1995), Fikret Grabovica i tha agjencisë Fena, premiera e filmit është paraparë të shfaqet më 9 maj.

Ai theksoi se, gjatë periudhës së kaluar Shoqata që e drejton ka shtypur monografinë e titulluar “Krimet ndaj Fëmijëve në Sarajevën e Rrethuar”, që është promovuar në Sarajevë, Zagreb, Dubrovnik dhe Mostar, ndërkohë që në shkurt do të promovohet edhe në Beograd.

"Promovimi i monografisë në Beograd është një gjë tejet e rëndësishme, ashtu që opinioni publik serb të informohet për krimet e kryera gjatë rrethimit të Sarajevës. Promovimi i monografisë organizohet nga kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, dhe shpresojmë që do të ndodhë në shkurt”, sqaroi ai.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›