Një natë sa një mijë muaj!

Nata e Kadrit nuk është e specifikuar si natë, por Profeti Muhamed i ka këshilluar besimtarët që ta kërkojnë në dhjetëditëshin e fundit. Fjala “kadr” do të thotë “fuqi, sundim, nder, vlerë”.
Kur’ani i shenjtë i myslimanëve filloi t’i zbriste pejgamberit (a.s.) natën e Kadrit dhe më pas sipas kohës dhe situatës vazhdoi t’i zbriste pjesë-pjesë për afro 23 vjet. Kjo natë nderohet e çmohet për arsye se në të ka filluar të zbresë Kur’ani. Ebu Daut Tajalisi transmeton se Profeti (a.s.) ka thënë: “Nata e Kadrit është e ndritur dhe e paqme, pa ekstreme të nxehti ose të ftohti dhe të nesërmen në mëngjes, dielli lind me një shkëlqim të butë dhe si i kuq në ngjyrë”.
Një nga shokët e Profetit Ubej bin Ka’b (r.a.), tregon se vëllai i tij e ka rastisur Natën e Kadrit në natën e 27 të muajit, dhe e ka vërtetuar këtë duke u nisur nga shenjat që kishte dhënë Profeti (s.a.s.) rreth asaj nate (Muslim, Sijam, 220).
Në përgjithësi disa sahabë dhe dijetarë myslimanë janë të mendimit se nata e Kadrit bie në natën e 27 të muajit të bekuar të Ramazanit dhe për këtë arsye e gjithë bota myslimane e nderon këtë natë në këtë datë. Gjatë kësaj nate, miliona myslimanë anë e kënd botës lexojnë Kuran në mënyrë të vazhdueshme ndërsa luten për më shumë begati. /Start/
2011-08-26 17:00