E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dështojnë bisedimet midis minatorëve dhe ACR-së

Shkaku kryesor i dështimit është një emër, Kol Nikolla, i cili kërkohet me ngulm nga minatorët që të marrë pjesë në bisedime, ndërkohë që ACR kërkon mospjesëmarrjen e tij.

Vendimi i marrë sot nga minatorët, erdhi pasi në ftesën e bërë nga presidentja e kompanisë ACR, Rohtraut Skatche-Depich, e cila udhëtoi në mëngjesin e të premtes me helikopter drejt Bulqizë, i kërkohej minatorëve të zgjidhnin një përfaqësi prej katër vetash, me kusht që të katërt të ishin punonjës të firmës.

Ndërkaq, në përfundim të mbledhjes minatorët u shprehën se nuk do të lejojnë fillimin e punës në minierë pa u arritur më parë një marrëveshje me kompaninë në lidhje me kërkesat e tyre. Ata gjithashtu kanë kërcënuar se do të rifuten në grevë po të jetë e nevojshme.

                                                                                             2011-08-26 16:10
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›