Presidenti Obama Jo zgjidhje e percipte per konfliktin izraelito-palestinez

Presidenti amerikan Barak Obama tha ne fjalimin qe mbajti sot para Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara se konfliktit mes izraeliteve dhe palestinezeve nuk do ti jepet fund permes nje zgjidhjeje te percipte.
Ndersa presidenti francez Nikola Sarkozi propozoi caktimin e nje afati deri ne nje vit per zgjidhjen e konfliktit. Ai propozoi rifillimin e bisedimeve brenda nje muaji dhe arritjen e nje marreveshjeje per kufijte brenda 6 muajsh.
Presidenti francez propozoi ndryshimin e statusit te qeverise palestineze nga ai i vezhguesit ne ate te nje vendi jo-anetar gje qe kerkon votimin pro nga shumica e Asamblese se Pergjithshme prej 192 anetaresh.
Te dy udheheqesit folen para Asamblese se OKB-se sot ndersa udheheqesit palestineze pergatiten ti kerkojne te premten Keshillit te Sigurimit anetaresim te plote ne organizaten boterore te shtetit te tyre.
Presidenti Obama nuk beri komente lidhur me kerkesen e palestinezeve per te kerkuar njohjen e shtetit te tyre nga OKB-ja por ne fjalimin e tij ai perseriti perkushtimin e palekundur te SHBA ndaj Izraelit.
Zoti Obama tha se eshte i shqetesuar nga vonesat ne procesin e paqes por se ai vazhdon ti qendroje pozicionit te Shteteve te Bashkuara se konflikti duhet zgjidhur permes negociatave mes izraeliteve dhe palestinezeve dhe jo ne Kombet e Bashkuara.
Zoti Obama foli gjithashtu per mandatin e paprecedent te nderhyrjes ne Libi si nje shembull per ate qe mund te arrihet ne saje te bashkepunimit nderkombetar.
Ai foli gjithashtu per qendrimin amerikan ndaj ndryshimeve sizmike sic u shpreh ai ne boten arabe gjate ketij viti.
Presidenti tha se pas se ashtuquajtures pranvera arabe Kombet e Bashkuara kane me shume pune per te bere per te ndihmuar ne rindertimin e ketyre vendeve.
Presidenti Obama beri thirrje per sanksione ndaj Sirise dhe shtoi se populli sirian ka treguar dinjitet dhe kurajo ne perpjekjet per vendosjen e drejtesise ne vend.