Një nxitim drejt “Shengenit” ballkanik
Të besueshëm drejt Europës, por së pari me një Shengen ballkanik. Ndoshta, asnjëherë më parë se tani, liderët e Ballkanit e kanë kuptuar se trokitja në dyert e Europës duhet bërë bashkërisht dhe në një kohë të përshtatshme për të gjithë. Teza në fjalë e ideuar nga diplomacia shqiptare në fillim të viteve 2000, u rihodh pak ditë më parë sërish në Tiranë, gjatë Iniciativës Rajonale për Migrimin, Azilin dhe Refugjatët (MARR). Por tani, në një kohë tjetër dhe në zhvillime të reja. Jo rastësisht ministri i Brendshëm shqiptar, Lulzim Basha e cilësoi atë si “synimi kryesor i Presidencës shqiptare të MARR, çka gjeti mbështetje komode edhe tek homologët e tij, ai serb Ivica Cacic dhe ai malazez Ivan Brajovic. Dhe me çfarë po shihet,(takimi i së martës e tregoi këtë, por jo vetëm ai) zërat kanë filluar të jenë në union dhe, Tirana, Shkupi, Podgorica, Beogradi e Zagrebi po tentojnë ta kthejnë Shengenin ballkanik në një tezë, e cila do të mund t’ua lehtësojë hapjen e dyerve, që Brukseli po ideon me ngurrim ta bëjë për rajonin. Duke i dhënë mbështetje kësaj teze, përfaqësuesi i Brukselit në Tiranë, ambasadori Helmut Lohan nxitoi të shtonte se “në këtë mënyrë vendet e rajonit do të mund t’i japin njëri-tjetrit një votë të ngjashme të besimit, të njëjtë me atë që u është dhënë nga Bashkimi Europian”. Dhe, ndoshta jo fare rastësisht, shtetarët e lartë të rajonit po mundohen me këmbëngulje të kapin çastin, pra të jenë njëherazi bashkë e në momentin e duhur, si për t’i kujtuar Europës, se ajo nuk do të jetë e sigurt pa sigurinë dhe integritetin ndërrajonal. Lulzim Basha tha të martën se “është koha për të kaluar në veprim”. Sipas konceptit diplomatik të Tiranës një shengenizim ballkanik do të ishte, as më shumë e as më pak, por një rajon në dinamikë të lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave dhe kulturave. Dhe një sinjal i tillë po merr jetë e po lëviz veçanërisht në këto 3-4 vitet e fundit, sa nga zyrat e Tiranës, aq edhe ato të Shkupit, Beogradit e Podgoricës. çka me fjale të tjera do të thotë se Tirana duartrokiti vendimin e Zagrebit për të hequr vizat për shqiptarët në periudhën e verës. Po kështu, sikundër Maqedonia apo Mali i Zi përshëndetën vendimin vite më parë të Shqipërisë për heqjen e vizave për qytetarët maqedonas e malazezë, të cilët prej shumë kohësh lëvizin të lirë në territorin tonë e anasjelltas.
Ballkani zyrtar po e ndjen se periudha e rindërtimit dhe e stabilizimit të rajonit po i afrohet fundit, ndaj shtetet e varfra kanë filluar të përballen me një krizë të pamëshirshme, e cila nuk po kalon pa pasoja sociale dhe ekonomike për gjithsecilin vend. Dhe shenjat e para kanë filluar të duken. Kriza po shfaqet edhe me zvogëlimin e asistencës europiane, edhe pse kryeministri shqiptar nuk harron asnjëherë të deklarojë se “investimet e huaja që po penetrojnë në rajon e në Shqipëri, po kapin shifra milionëshe”. Por, nëse Berisha në Tiranë gëzon si një fëmijë me shifra e arritje që vetëm ai i sheh, homologët e tij në kryeqytete të tjera të rajonit e kanë kuptuar se stabilitetit afatgjatë i Ballkanit Perëndimor varet më shumë nga përmirësimi ekonomik i rajonit, i cili vjen jo nga sasia e parave të hedhura nga europianët në drejtim të tij, se sa nga organizimi i aftësive të vetë ballkanasve drejt konsolidimit të burimeve njerëzore, tregut të lirë, urave kulturore e zbutjes së dallimeve qytetëruese mes tyre. Dhe, të gjitha këto arrihen përmes një lëvizjeje të lirë, pa paragjykime e të vazhdueshme. Nga ana tjetër, kryeqytetet e varfra të Ballkanit po e ndjejnë (përtej euforisë false) rrezikun, në mos të përjashtimit nga Europa, të paktën të shtyrjes pa fund të procesit të zgjerimit drejt Kontinentit. Pikërisht në këtë situatë, jo rastësisht, edhe në takimin e së martës në Tiranë, ministrat Basha, Dacic e Brajovic rendën t’u tregojnë europianëve se ata dinë të integrohen së pari mes njëri-tjetrit. Mesazhet që i përcollën bashkësisë europiane flisnin qartë. Tani ne dimë të bëjmë ndryshe, pra kemi përpjekje serioze, reciprocitet në drejtim të harmonisë rajonale, që sipas koncepteve politike në kryeqytetet ballkanike, do të nisë së pari me lëvizjen e lirë të shtetasve nga një vend në tjetrin. Por, lëvizje e lirë do të thotë dhe kulturë e lirë, një ekonomi pa kufij, por edhe kufij pa klone. Dhe të gjithë po nxitojnë të tregojnë se po i kryejnë mirë detyrat e shtëpisë. Zagrebi, pak ditë më parë e dha shembullin e tij, Athina po ashtu, ndërsa Tirana nxori nga sirtarët e saj prioritetet e presidencës shqiptare të MARR, të cilat pasi i lexon, dhe duke shpresuar që ato të bëhen të prekshme, e kupton se rajoni do të jetë nesër një BB (bashkim ballkanik), i cili vetëm kështu do të mund të trokasë me dinjitet në oborrin e prapmë të Bashkimit Europian.