E Diel, 1 Nëntor 2026

Rigjykim për rastine Sopotit, të akuzuaritndoshta jo fajtorë

SHKUP- 11 persona u shpallën fajtorë, me akuzën se kishin vendosur një mjet shpërthyes në fshatin Sopot në vitin 2003, nga i cili humbën jetën dy ushtarë të NATO-s dhe një civil. Rasti u shëndrrua në një çështje poltike, pas fakteve që dolën më vonë që sygjeronin se të dënuarit mund të mos kenë qënë fajtorë.

Aktualisht të burgosur janë 5 persona, kurse 6 të tjerë në arrati. Gjykata e Kumanovës ka marrë një vendim që për katër të akuzar dhe që vuajnë dënimin me bug, të ketë një rigjykim për rastin e Sopotit. Vendimi, siç njoftohet, ende nuk ka hyrë në fuqi. Pritet që vendimi të zbatohet të hënën. Rasti Sopot tërhoqi vëmendje dhe u shëndrua në çështje politike, pas publikimit të fakteve që sygjeronin se të akuzuarit mund të mos jenë fajtorë.

Banorët e fshatit Sopot u akuzuan se kishin vendosur një minë, nga shpërthimi i të cilës në vitin 2003, humbën jetën dy ushtarë të NATO-s dhe një civil.

Ish ambasadori i NATO-s, në Maqedoni por edhe politikanë të lartë, ish ministrat e mbrojtjes dhe të brendshëm, dëshmuan para një komisioni hetimor parlamentar, të cilët sygjeruna se banorët e fshatit janë të pafajshëm. Por edhe përkundër këtyre konstatimeve, gjykata 11 të akuzuarit i dënoi me më shumë se 150 vjet burg.

Me vendimin e Gjykatës në Kumanovë për rigjykim, të akuzuarit kanë shpresë se do të dëshmojnë pafajsinë, për të cilën kanë insituar vazhdimisht.
(m.a/bbc/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›