E Shtunë, 31 Tetor 2026

25 Qershor, përkujtohetmasakra ndajpopullsisë came

TIRANE- Nesër më 25 qershor, komuniteti shqiptar cam në Shqipëri, kujton masakrën ndaj popullsisë së saj të pafajshme, të kryer nga trupat e rregullta ushtarake greke, të udhehequra nga Napolon Zerva.

Në Kllogjer të Sarandës, prehen 2700 persona të vdekur rrugës, gjatë eksodit për ti shpëtuar genocidit dhe dhunës greke kundër popullsisë së pafajshmë dhe të pambrojtur çame.

Fundi i luftës së dytë botërore, mbahet edhe si fillimi i kalvarit të vuajtjeve të kësaj popullsise, të cilës në vitin 1944 ju konfiskuan pronat dhe u përzunë me dhune nga shtëpitë e tyre shekullore. Bëhet fjalë për një genocid akoma të pa denuar nga shteti grek.

Shteti i atëhershëm shqiptar, iu hoqi nënshtetësinë greke duke i regjistruar si nënshtetas shqiptarë, duke i prerë kështu rrugën e kthimit në Camëri. Në të njëjtën kohë nuk i dha zgjidhje kësaj katastrofe humane që po ndodhte në jug të Shqipërisë.

Këtij komuniteti i mohoet akoma e drejta për të vizituar shtëpitë dhe pronat e tyre. Në Greqi, atyre nuk ju është lejuar të ngrenë as përmendore në vendet ku janë kryer masakrat nga ushtria e rregullt greke. Viktimat ishin kryesisht gra dhe fëmijë, të cilët u therën me thika dhe u dogjën. Kjo ishte një nga masakrat më të egra të grekëve.
(e.k/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›