E Shtunë, 31 Tetor 2026

Holanda kërkongoleadë, me Kameruninkthehet Roben

JOHANESBURG- Tashmë e kualifikuar për në turin tjetër, Holanda kërkon të fitojë me shumë gola për të siguruar vendin e parë në grup, kur të përballet sot në mbrëmje ndaj Kamerunit në ndeshen e fundit në grupin E. Skuadra e drejtuar nga Bert Van Marvijk ka treguar një stil loje të ndryshëm në krahasim me edicionet e shkuara, duke luajtur në mënyrë shumë të kujdesshme dhe duke mos dhënë shumë spektakël. Misioni i vetëm i portokallinjve për këtë është ai i arritjes edhe matematikisht të vendit të parë në grup, ndërsa trajneri Van Marvijk nuk ka menduar të bëjë ndryshime të mëdha në formacion. Arsyeja është e qartë: Në Botërorin e vitit 2006 dhe në Europianin e 2008-ës, Van Basten la pushim disa nga yjet për takimin e fundit, duke qenë se e kishte siguruar kualifikimin. Por, kjo bëri që futbollistët të mos ishin shumë në formë në turin pasardhës dhe në të dy rastet holandezët u eliminuan sa kaluarn grupin. “Nuk do të bëj shumë ndryshime”, tha trajneri Van Marvijk. Por, sot pritet që të rikthehet në skuadër Arjen Roben, pasi tekniku holandez kërkon ta testojë nëse riaftësimi është bërë i plotë apo jo.

Në krahun tjetër, kamerunasit janë shprehur se do të luajnë për krenarinë e tyre, duke qenë se ata janë të eliminuar tashmë nga Kupa e Botës. Humbja 2-1 me Danimarkën i nxorri ata edhe matematikisht jashtë, ndërsa probleme brenda skuadrës duket se kanë ndikuar edhe këtu. Trajneri Pol Lë Gen për çudi e ka quajtur tepër të rëndësishme ndeshjen e sotme. “Duhet të luajmë me nder dhe dinjitet për të mbrojtur ngjyrat e Kamerunit deri në çastet e fundit”, tha francezi. Problemi i skuadrës afrikane në këtë Botëror për çudi ka qenë reparti i sulmit, pasi kamerunasit kanë krijuar shumë raste përpara portës, por që nuk i kanë shfrytëzuar siç duhet.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›