Danimarkë-Japonisfida vendimtaree grupit E
RUSTENBURG- Danimarkë-Japoni është ndeshja kryesore e grupit E, në program në orën 20.30 në Rustenburg. Danezët kanë nevojë për një fitore për të kaluar në turin tjetër, ndërkohë që japonezëve u mjafton një barazim në këtë sfidë. Për skuadrën e Morten Olsen është në dyshim sulmuesi Niklas Bendtner, ndërsa mesfushori Daniel Jensen do të mungojë. “Bendtner është duke u përpjekur por ka humbur disa ditë stërvitje. Sa herë që ka zbritur në fushë ne kemi qenë të detyruar më pas që të shohim reagimin e gjurit të tij”, deklaroi trajneri Olsen. Danimarka nuk është larguar kurrë nga kampionati botëror pa kaluar fazën në grupe dhe nordikët shpresojnë ta ruajnë këtë rekord edhe në takimin e sotëm. Sipas teknikut Olsen, kjo skuadër mund të ecë më gjatë se herët e tjera, por dëmtimet kanë qenë një problem i madh në këtë Kupë Bote.
Në krahun tjetër, Japonisë së drejtuar nga Takeshi Okada i mjafton një barazim për të qenë në turin tjetër të fazës në grupe, ndonëse aziatikët thonë se do të luajnë për fitore. Japonia është një skuadër e fortë në mbrojtje dhe shumë e disiplinuar, por në këtë aspekt ajo ngjan shumë me Danimarkën. “Në mbledhjen që pata me futbollistët u thashë se nuk duhet të luajnë për një barazim, pra duhet të shënojmë gol që në fillim”, deklaroi Okada. Japonia është një nga ekipet më të forta të Azisë, duke qenë një pjesëmarrëse e rregullt në Kupën e Botës në vitet e fundit. Samurajtë Blu, siç është pseudonimi i tyre, kanë pak futbollistë të njohur në arenën ndërkombëtare, por në fushë ata tregojnë gjithnjë një shpirt të lart gare.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)