Nje objekti misterioz fluturues shtang per minuta te tera Nju Jorkun

Dje pasdite ata qe jetojne ne New York kane pare d deshmi mahnitese fotografike te cilat disa dyshohet se jane te jashtetokesoreve. Ne parkun ne zemer te qytetit ishin mbledhur dje dhe po veshtronin te habitur se ccfare po fluturonte mbi kokat e njerezve ne qiell deri ne pafundesi. Njerezit kureshtar qe ishin mbledhur ne Bryant Park shikuan deri ne pafundesi kuptohet aq sa mund te shikohet nga larg ku edhe dukej nje disk fluturues i cili kaloi mbi ne Chelsea dhe qe po rrotullohej verdall pa ndonje destinacion te caktuar deri sa humbi fare. Nje parashikues i ketyre objekteve jashtetokesore njoftoj ne nje televizion te qytetit disa dite me pare se qytetaret mund te vrejne ne qiell dy pika te bardha ne formen e dy disqeve te medha sa nje ballon e madhe qe ishin vetem ne lartesine sa arrin ti dalloje edhe syri i njeriut pa iu nevojitur teleskopi dhe dylbite. Kjo duket se u be si paralajmerim per ti bindur njujorkezet se ai ishte nje disk fluturues
pra ishte nje jashtetokesor ose UFO sic thirren ndryshe keto objekte shume te debatueshme ne shkencen e sotme dhe ne mendjen e shume njerezve nga mbare
njerezimi. Kanali televiziv ABC i cili i priu i pari ne qytet ketyre lajme sensasionale
se bashku me disa gazeta thote se ka siguruar disa pamje filmike te nje objekti misterioz qe eshte pare dje teksa fluturonte mbi qytetin e Nju Jorkut dhe qe ka shkaktuar habi dhe panik tek qytetaret . Faqja e tyre e internetit vetem ne nje kohe te shkurter thane ata ishte vizituar nga mijera qytetare te cilet edhe kane shfaqur mendimet e tyre. Nderkohe edhe policia njujorkeze thote se kishte marre telefonata te shumta nga qytetaret per shqetesimin e tyre. Nderkohe nje grup nxenesish shkolle ne qytet pretendojne se e dine te verteten. Ata dhe mesuesja e tyre thone se behet fjale per nje dyzine tullumbacesh qe u leshuan prej tyre ate mesdite ne qytet. Sidoqofte asnje nga teorite nuk eshte shpjeguar ndersa agjenci lajmesh dhe televizione te njohura si ABC shfaqin pamjet e objekteve te cuditshme ne qiell.