E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papa zbon Carla Brunin nga Vatikani

Nuk eshte thjesht nje ish-modele ose nje ish-aktore e kengetare por eshte vete Zonja e Pare e Frances e cila eshte paralajmeruar te qendroje larg Vatikanit nga vete Papa personalisht. Perpara seances 30-minuteshe qe Ati i Shenjte do te zhvillonte me Presidentin i kerkoi ambasadorit francez ne Vatikan qe ti percillte nje mesazh zonjes Sarkozy mesazh i cili e ndalonte ardhjen e saj ne Vatikan. Sipas Papes ecja e saj provokuese me veshje te pahijshme per seline e shenjte do te nxirrnin ne media foto shume shqetesuese por sidomos turperuese per Vatikanin. Pervec te tjerave Papa theksoi se fotografite e saj nga kohet kur ka qene modele jane te turpshme dhe se njerez me te kaluar te tille nuk jane te mirepritur ne Vatikan. Sidomos nje foto ne te cilen Carla pozonte vetem duke veshur nje pale cizme dhe nje unaze te madhe diamanti Papes i ishte ngulitur fort ne kujtese. Ndoshta ka te drejte ndoshta jo. Per shume syresh madje edhe njerez te fese Bruni me sa duket eshte nje engjell qe ecen. Madje edhe vete Papa pavaresisht se ka qene kardinal ne kohen kur Bruni ka bere foton e lartpermendur e paska pare foton dhe duket se e mbante mend mjaft mire.

Sarkozy e organizoi takimin me Papen per shkak se ne zgjedhjet e kaluara reputacioni i tij tek franko-katoliket kishte rene me 15. Megjithese edhe vete eshte rritur ne nje familje me rregulla te forta katolike Sarkozy eshte dy here i divorcuar dhe gruaja e tij e tanishme ka nje femije te jashteligjshem. Nuk ka koment nga Parisi zyrtar pse zonja Sarkozy qendroi ne Paris dhe nuk shkoi per vizite ne Vatikan. Me sa duket Carles i duhet te beje disa ore rrefim perpara se ta pranojne ne qytetin e shenjte.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›