Nje oficer policie kapet ne Turqi me droge
Tre shtetas shqiptare jane arrestuar ne flagrance nga policia turke ne Stamboll. Altin Murra, nenkomisar ne aeroportin e Rinasit, Burhan Markeci, dhe Nalton Jacaj, akuzohen per trafikim te lendeve narkotike te kryer ne bashkepunim. Te tre keta persona jane ndaluar, pasi po transportonin nje sasi lende narkotike. Ky eshte rasti i dyte brenda pak ditesh te arrestimit ne Turqi, te funksionareve shteteror te vendit tone per trafik droge. Policia turke arrestoi ne Edirne, qytet kufitar me Bullgarine, ish-sekretarin e dyte te ambasades shqiptare ne Shkup, Agim Haxhiu, pasi u kap duke transportuar 65 kilogram droge.