Shkodër, arrestohen 4 shtetas
09/06/2009 Vjedhje dhe armëmbajtje pa leje
SHKODER- Efektivat e Drejtorisë së Policisë së qarkut të Shkodrës kanë finalizuar me sukses një sërë aksionesh për kapjen e personave që kanë konsumuar vepra penale. Në përfundim të këtyre aksioneve është bërë prangosja e shtetasve. Sipas policisë, numri i të arrestuarve gjatë kësaj fundjave ka arritur në katër, ndërkohë që po mbahen nën kontroll dhe lëvizjet e disa shtetasve të dyshuar si autorë të veprave penale. Të njëjtat burime policore shprehen se nga 4 shtetasit e prangosur 2 shtetas janë ndaluar për armëmbajtje pa leje, një për vjedhje dhe një tjetër për dëmtim prone. Ndërkohë burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së qarkut Shkodër bëjnë të ditur se strukturat përkatëse të kësaj drejtorie kanë vënën nën pranga dy shtetas të rinj me akuzën e armëmbajtjes pa leje. Ndërkohë aksionet e policisë kanë vijuar me prangosjen e një hajduti të dyqanit në fshatin Bardhaj, të komunës Rrethina të Shkodrës.