E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brenda 48 orësh, 1 i vdekur dhe 10 të plagosur në aksidente

09/06/2009  Arrestohen drejtuesit e mjeteve

ELBASAN- Një i vdekur dhe 10 të plagosur ka qenë bilanci i 6 aksidenteve rrugore të ndodhura brenda 48 orëve në qarkun e Elbasanit. Aksidenti i parë u regjistrua në aksin rrugor Elbasan-Peqin në fshatin Balldren. Gladiona P. 25 vjeçe me banim në lagjen “Liria” Fier duke drejtuar mjetin e saj tip Wolsvagen veturë me targë TR 6459 K ka aksidentuar shtetasen Lema S., 61 vjeçe, me banim në fshatin Jatesh Elbasan. Në orën 20.30 policia e Elbasanit arrestoi në flagrancë shtetasin Selami H. 26 vjeç me banim në Selitë, pasi në fshatin Malasej Cërrik duke drejtuar automjetin tip Wolswagen Sharon me targë HER 502 B është përplasur me automjetin tip Seki TS – 1910, traktor bujqësor, ku si pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i automjetit traktor bujqësor shtetasi Demir Ç 50 vjeç me banim në Malasej Cërrik. Nga ky aksident janë dëmtuar shtetasit Lavdije M. 36 vjeçe dhe F. Metushi 12 vjeç nënë e bir me banim në fshatin Linas që po udhëtonin me mjetin që drejtonte shtetasi Selami H. Një tjetër i arrestuar është po për aksident rrugor, pasi në aksin rrugor Elbasan Metalurgji duke drejtuar automjetin është përplasur me një mjet tjetër ku janë plagosur 4 shtetas. Po kështu janë dhe dy shtetas të tjerë të ndaluar dhe po 2 persona të plagosur në rrugët e Elbasanit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›