Tragjedia e Butrintit, shtyhet seanca ndaj 4 të pandehurve
09/06/2009 Sarandë, jep dorëheqjen njëri nga avokatët
SARANDE - Është shtyrë ditën e hënë përsëri seanca gjyqësore në ngarkim të katër të pandehurve të dosjes “Butrinti”. Në seancë ndodheshin dy prej të pandehurve, Dashamir Mane dhe Hyqmet Sollaku, ndërkohë që Brahim Madhi dhe Albert Gega, gjykohen në mungesë, duke qenë persona të shpallur në kërkim. Në seancën gjyqësore të zhvilluar paraditen e djeshme ndodheshin edhe familjarë të të pandehurve. Secili prej katër të pandehurve është përfaqësuar me avokatë në seancë, ndërkohë që ndryshe nga të tjerët, Brahim Madhi, ka dy avokatë mbrojtës për t’u përfaqësuar, njëri prej të cilëve, pikërisht avokati nga Tirana, Arsen Çaushaj, në seancën e djeshme nuk është paraqitur. Kjo ka bërë që avokati i dytë i Madhit, Ilir Nikolla, të kërkojë shtyrjen e seancës, pasi nuk mund të vazhdonte dot pa prezencën edhe të kolegut të tij Çaushaj. Kërkesa e avokatit Ilir Nikolla, me arsyetimin si e pabazuar në ligj, nuk është pranuar as nga prokurori i rrethit, Alfred Agolli e as nga treshja gjykuese, e kryesuar nga Enkeleda Doda. Pas kësaj, avokati Ilir Nikolla ka dhënë dorëheqjen nga mbrojtja e të pandehurit Brahim Madhi.
Avokati i të pandehurit, Dashamir Manes, i ka dorëzuar trupit gjykues një kërkesë, përmes të cilës kërkon, ndarjen e dosjes së klientit të tij, i cilësuar nga akuza si timonier i varkës së vdekjes, nga ajo e tre të pandehurve të tjerë.