E Shtunë, 31 Tetor 2026

Morën peng, 9 vjet burg për vëllezërit

09/06/2009  Të dashurin e mbesës

BERAT - Morën peng të dashurin e vajzës së vëllait, por e paguan me 9 vjet burg këtë vepër penale. Në mesditën e djeshme trupi gjykues i Gjykatës të Faktit të Beratit i kryesuar nga gjyqtari Nazmi Troka në seancën e djeshme dhe të fundit kanë vendosur të dënoi me 9 vjet burg tre vëllezërit Nderin, Gazmend e Edmond Nazëri me akuzën “heqje e paligjshme e lirisë”, akuzë kjo e bazuar në nenin 110 / 2 të Kodit Penal. Dënimi i tre vëllezërve Nazëri banor të fshatit Duhanas të komunës Velabisht erdhi pas denoncimit që u bë në polici nga 23-vjeçari Krenar në Kanaci banor i të njëjtit fshat në 13 shkurt të këtij viti ditë kur tre vëllezërit në fjalë morën peng për 45 minuta dhe keqtrajtuan 23-vjeçarin Kanace për arsye se ky i fundit ka qenë i dashuri i mbesës të dy vëllezërve dhe vajza e njërit prej tyre. Vëllezërit Nazëri kanë kërkuar gjykim të shkurtuar duke pranuar në këtë mënyrë fajësinë e tyre.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›