Nje opozite jodemokratike kryengritje kunder qeverise
DW Zoti Posselt si i vleresoni zhvillimet e fundit ne Shqiperi A ishin ato te pashmangshme per shkak te zhvillimeve qe u kishin paraprire
Posselt Per fat te keq situata eshte e tille qe opozita shqiptare ndjek prej muajsh nje fushate masive polarizimi. Me duhet te them edhe se krahasimi qe behet here pas here midis Tunizise dhe Shqiperise eshte fare pa vend sepse ne Shqiperi ndodh pikerisht e kunderta e Tunizise. Ne Tunizi ishte nje opozite demokratike qe beri nje kryengritje kunder nje regjimi antidemokratik ne Shqiperi nje opozite jodemokratike qe nuk mund te pranoje se i ka humbur zgjedhjet ben nje kryengritje kunder qeverise.
DW Aktualisht kemi nje situate te tille qe ne valen e dhunes humben jeten tri persona. Prokuroria ka nxjerre disa urdhra arresti per anetare te Gardes se Republikes. Por Policia e Shtetit qe thote se ka bere detyren nuk i ka zbatuar urdher-arrestet. Cili eshte mendimi juaj
Posselt Eumlshte natyrisht ekstremisht keq kur ne nje demonstrate te tille njerezit humbasin jeten. Per kete behen hetime ne te gjitha shtetet ose nga Prokuroria ose nga Parlamenti ose prej te dyve. Une nuk i njoh ne hollesi rregullat dhe procedurat shqiptare por qe kjo te hetohet eshte fare normale. Une jam shume i trishtuar qe ketu kane humbur jeten njerez. Nga ana tjeter me duhet te them se ne mediet gjermane kam degjuar qe te theksohet me force se ekziston habi qe u krye nje demonstrate e tille e dhunshme masive - ajo ishte ekstremisht brutale dhe e dhunshme- dhe qe udheheqesit socialiste qe e organizuan demonstraten as u shfaqen ne te. Kjo eshte shume e cuditshme.
DW Ne kete kuader a eshte nje hap ne drejtimin e duhur qe kjo qe ndodhi do te hetohet njekohesisht nga Kuvendi me nje komision hetimor dhe nga Prokuroria e cila ka nisur hetimet
Posselt Sic e thashe shpresoj qe ketu te mos krijohet nje perplasje kompetencash por qe ceshtja te hetohet eshte krejt normale. Qeveria shqiptare eshte nje qeveri demokratike dhe e shtetit juridik. Ajo sigurisht qe do ti hetoje ne menyre shume te pershtatshme keto ndodhi. Kur heton paralelisht edhe Parlamenti kjo ndodh ne shume shtete kete e ben opozita ne shume shtete. Por kjo nuk duhet te shperdorohet per te bllokuar njeri-tjetrin.
DW Edhe mazhoranca edhe opozita kane sinjalizuar manifestime ne fund te javes. Cila eshte rruga e veprimit ne situaten aktuale dhe kush duhet te beje nje hap te pare
Posselt Apeli im ndaj te dyja paleve eshte i qarte per ta qetesuar gjendjen. Per ta thene ndershmerisht une do ti lija menjane tani manifestimet ne te dyja kampet. Per te sqaruar keto gjera jane zgjedhur parlamente dhe qeveri. E perseris edhe njehere qeveria shqiptare eshte nje qeveri demokratike e cila ka bere shume per vendin ne vitet e fundit. Jam i impresionuar si ka lulezuar Shqiperia vitet e fundit. Ka suksese edhe ne politiken e jashtme me anetaresimin ne NATO dhe ne drejtim te BE me heqjen e detyrimit per viza. Keto jane rezultate pozitive te qeverise. Ato nuk duhet ti rrezikoje as opozita me polemika dhe demonstrata te dhunshme por edhe qeveria duhet te permbahet tani dhe te perpiqet te ndjeke rrugen e bisedimeve. Une e di qe kjo eshte shume e veshtire dhe tingellon shume teorike por jam absolutisht kunder qe tani te demonstrohet me tej.
DW A i shihni tani sukseset qe permendet si anetaresimin ne NATO ose liberalizimin e vizave te rrezikuara Sepse teorikisht mund te kete njerez qe ta quajne situaten jo stabile ne Shqiperi dhe te paraqesin kerkesa per mbrojtje me azil ne BE
Posselt Une e shoh me pak kete rrezik une shoh nje rrezik tjeter qe dhenia e statusit te vendit kandidat Shqiperise sic iu dha Malit te Zi tani te vonohet per Shqiperine prej destabilizimit. Prandaj une dua ti bej thirrje ndjenjes se pergjegjesise se opozites. Opozita e ka demtuar permes perpjekjes se saj jodemokratike per kryengritje kete me duhet ta them reputacionin nderkombetar te Shqiperise. Une duhet te them qe me mire te bashkepunojne me njera-tjetren qeveria me opoziten ne menyre qe Shqiperia ta marre statusin e vendit kandidat ndryshe ai eshte i rrezikuar.
DW A do ta trajtoje Parlamenti Evropian kete ceshtje ne kuader te grupeve parlamentare apo komisioneve
Posselt Une do te marr pjese qe neser ne mbledhjen e Komisionit per Politiken e Jashtme te Parlamentit Evropian. Ne kemi atje nje sere temash qe prekin Evropen Juglindore. Neser eshte p.sh. raporti im per Kroacine ne rend te dites se bashku me tema te tjera. Une jam raportues per Partite Popullore Evropiane EVP per socialdemokratet eshte Hannes Swoboda. Ne bashkepunojme shume mire per Kroacine. Edhe per Maqedonine do te flasim neser. Une jam i sigurt qe per shkak te gjendjes aktuale neser pasneser do te luaje nje rol edhe tema e Shqiperise. Ne duhet te bejme gjithcka per ta penguar nje polarizim te metejshem. Por po e them edhe njehere opozita duhet te perqendrohet ne detyren e saj demokratike per te bere opozite qeveria ne detyren e saj demokratike per te qeverisur dhe per ceshtjen e Evropes ato duhet te punojne te dyja se bashku.