Bashkia nuk vijezon rrugen aksidentohen tre nxenes

Bordi i prinderve dhe drejtoria e shkolles Qemal Stafa leter bashkise. Bashkia e Tiranes heq pergjegjesite
1300 nxenes te shkolles se mesme Qemal Stafa ne Tirane cdo dite duhet te perballen me tekat e drejtuesve te automjeteve pasi ne te kundert kalimi i rruges per te mberritur ne shkolle do te ishte nje fatalitet. Mungesa e vijave te bardha eshte kthyer nje shqetesim serioz per jeten e nxenesve nderkohe qe vetem vitin e kaluar drejtoresha e kesaj shkolle Mirela Berisha tregon se jane aksidentuar rende tre nxenes e ndersa qindra te tjere kane shpetuar per pak gje. Frika per jeten dhe situata problematike qe ndeshin nxenesit ne kete rruge ka alarmuar edhe prinderit. Keshtu bordi i prinderve dhe drejtoria e shkolles permes nje letre i kane kerkuar Bashkise se Tiranes qe te vijezoje rrugen. Mirepo kjo e fundit eshte terhequr duke mos dhene nje zgjidhje per tu shprehur se shkolla ndodhet ne zone komplekse.
Situata
Shpeshhere vone per ne shkolle ne raste te tjera per te mberritur ne kohe apo edhe per te blere nje byrek matane rruge nxenesit e kesaj shkolle kalojne ne grupe nga frika e ndonje aksidenti. Nese dikur edhe mund te kete pasur vija te bardha sot nuk ka mbetur shenje e ndonje rreshti cka veshtireson akoma me shume situaten pasi edhe shpejtesia e makinave qe qarkullojne ne kete rruge eshte e larte. Por shkolla Qemal Stafa gjendet pikerisht ne kete rruge dhe po keshtu perpara saj ndodhen edhe dy stacione urbani e megjithate vijat e bardha mungojne. Ndersa semafori i vene pak me siper nuk ka funksionuar asnje here ndonese se fundmi eshte shtuar edhe prania e policeve ne pjese te ndryshe te rruges.
Drejtoresha Berisha tregon Vitin e kaluar kane qene tre femije te aksidentuar ne shkollen tone ne rruge. Duke ardhur ne mengjes ne rruge dhe tjetra ne pasdite. Pas aksidentit perfunduan ne spital kane ndenjur dy muaj me raport mjekesor. Njera prej vajzave demtoi nje ind te gjurit tjetra theu komplet dhembet e siperm te gojes nuk kane qene aksidente te lehta. Pavaresisht se ishin nxenese shume te mira dhe arriten te rikuperonin ato gjithsesi kane munguar dy muaj ne shkolle.
Aksidentet e renda alarmuan prinderit te cilet kerkuan marrjen e masave te menjehershme. Keshtu drejtoria ne bashkepunim me bordin e shkolles dhe me qeverine e nxenesve i kane bere nje shkrese njesise bashkiake nr. 10 Bashkise se Tiranes dhe Drejtorise se Policise. Bashkise se Tiranes i kerkohej nga shkolla qe te vijezohej rruga ndersa policise shtimi i punonjesve ne oraret e levizjeve me te shumta te femijeve edhe kur hyjne edhe kur dalin.
Por letres se shkolles se mesme Bashkia e Tiranes nuk i ka dhene zgjidhje duke mos marre persiper vijezimin e rruges. Drejtoria e Transportit ne kete bashki eshte shprehur se nuk eshte ne tagrin e saj.
Bashkia eshte pergjigjur nuk eshte pergjegjesia e tyre po punohet per riorganizimin e rrugeve dhe trafikut ne Tirane kjo ishte pergjigjja. Bashkia u tregua shume korrekte sepse ktheu pergjigje menjehere por nga pergjigjja nuk kuptova qe mund te kishim nje zgjidhje. Prinderit kur vijne ne takim me prinder shprehin shqetesimin dhe kerkojne qe te ngrihet zeri per kete problematike - tha Berisha.
Me gjithe kerkesat e drejtuara nga shkolla e vetmja gje qe konstatohet deri me tani eshte prania e punonjesve te policise me te shpeshte por akoma nuk eshte bere ndonje gje per te trashur vijezimet ose per te pare mundesine per te bere nje lloj disiplinimi permes semaforit. Keshtu nxenesit e kesaj shkolle ose duhet te presin gjate derisa te kalojne makinat ose te vazhdojne te rrezikojne te kalojne permes pasi vijezimi i rruges do te vazhdoje te mungoje edhe per nje kohe te gjate.
Nxenesit sfide makinave kalojne rrugen grupe-grupe
Kalimi nga njeri trotuar ne tjetrin eshte shume i veshtire. Sara nxenese ne vitin e trete tregon se si kalon rrugen. Une shkolle vij me urban dhe ai me ndalon gjithmone ne anen e kundert te rruges. Ne shumicen e rasteve pres qe te pakten te kem edhe disa persona ne krah pasi ndryshe nuk mundem se makinat nuk ndalojne. Ndryshe nga Sara Alberti nje tjeter nxenes i kesaj shkolle tip paksa me capken tregon se si disa dite me pare i ka shpetuar nje aksidenti teper te rende. Oren e pare kisha pushim po rendja per te kapur te pakten oren e dyte ne rruge qarkullonin pak makina sa tentoj te kaloj nje makine parakalon tjetren per pak kam shpetuar pa u aksidentuar. Per te mos humbur oren e mesimit per te vajtur ne kohe ne shkolle apo qofte per te kaluar rrugen nga njera ane te tjetren nxenesit behen grupe-grupe. Ne disa raste detyrohen te presin miresjelljen e ndonje drejtuesi mjeti ne te kundert. Kalimi ne rruge nuk dihet se me cfare pasojash mund te behet.
Prinderit frike per femijet Do ta vijezojme ne rrugen
Cdo dite Besimi percjell per ne shkolle vajzen e tij 15-vjecare ne vitin e pare te shkolles Qemal Stafa ne Tirane. Dy here ne dite ai e con dhe e merr nga shkolla. Nga frika se mos i ndodh ndonje aksident shpeshhere ka sakrifikuar edhe punen vetem per te shoqeruar te bijen. E shoqeroj cdo dite pasi kalimi ne kete rruge eshte i pamundur edhe per ne te rriturit mendoni pastaj per nje adoleshent. Vendimin per shoqerimin e se bijes Besimi tregon se e mori pas nje ndodhie mjaft te rrezikshme. Ai tregon se si nje dite teksa percillte te bijen duke u kthyer per ne anen tjeter te trotuarit buze rruges nje motor per pak sa nuk e kishte aksidentuar. Qe atehere ai tregon se eshte shume i shqetesuar dhe per kete preferon me mire ta shoqeroje derisa te hyje ne shkolle. Shqetesimin e Besimit e vuajne edhe qindra prinder te tjere per kete ai thote se ne rast se situata do te vazhdoje per nje kohe te gjate do te dale ne rruge per te vijezuar vijat e bardha.
Kalimtaret pritje deri trecereke ore per te kaluar
Mjafton te gjendesh ne njerin prej stacioneve te urbanit dhe te duhet te kalosh ne stacionin tjeter. Per kete veprim nganjehere te ngeshem ose jo te duhet te presesh deri ne trecereke ore. Ne vendin tone mungon kultura e kalimtarit madje ne te shumten e rasteve barazohet me nje objekt te cilit nuk i takon asnje e drejte kur ne fakt vijat e bardha dhe pjesa tjeter e sinjalistikes behet pikerisht per te mbrojtur kalimtarin. Por mosvijezimi i rruges nga ana e Bashkise se Tiranes do te vijoje te privoje qytetarin nga nje prej te drejtave te tij kalimi ne vija te bardha. Atehere cdo drejtues automjeti do ti respektonte ato pasi ne fund te fundit do te jete qytetari ai qe do tia kerkoje.