E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozy kërcënon gazetarin

Paris, 11 prill, NOA – Presidenti francez Nikola Sarkozy kërcënon me rrahje gazetarin e gazetës “Le Point”. Do ta “prish fytyrën” ka qenë kërcënimi i presidentit Sarkozy.

Presidenti francez Sarkozy ka kërcënuar redaktorin Frans Zhisbera pasi që ai ka publikuar një shkrim rreth marrëdhënieve dhe martesës me Karla Bruni. Atu theksohet se Sarkozy është këshilluar 24 orë para martesës me Karla Brunin, ku i është sugjeruar që të mos bëjë këtë martesë, pasi Bruni ishte shoqëruar me personalitete të njohura si Eric Klepton, Mik Xheger, Donald Tramp, etj.

Zhisber ka shkruar në gazetë se për këtë ka pasur një telefonatë të keqe me presidentin. “Ky shkrim është i poshtër, do t’a prish fytyrën”.

Kur redaktori ka thënë se ky ishte kërcënim, Sarkozy ka shtuarl “Po, e meritoni këtë. Nuk e di se a do të mund të më ndalë dikush. Si do të ishte sikur të thoja unë se gruaja e juaj është lavire dhe shkon në shtrat me shumë burra dhe se cila do të dëshironte seks me fëmijët tuaj? Do ta shihni se çfarë do të ndodhë me ju”.

NOA/NOA

Lajme të ngjashmeTërmet afër Tokios, Sarkozi parashikon vizitë në Japoni Zonja e Parë e Francës, nis punën për regjistrimin e albumit të katërtKarla Bruni u pëlqen dy të tretave të francezëve Lidhje: Donald Tramp, Eric Klepton, Frans Zhisbera, Karla Bruni, Mik Xheger, Nikola Sarkozy

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›