E Diel, 1 Nëntor 2026

Rezerva Federale, nën hetim. "Ka ushtruar presion të paligjshëm"

Rezerva Federale, banka qendrore e
Shteteve të Bashkuara, është vënë
nën akuzë nga disa ligjvënës amerikanë në
lidhje me presionin e paligjshëm
të ushtruar në blerjen e bankës
"Merril Lynch" nga ana e "Bank
of America Corp". Shefi ekzekutiv
i kësaj banke, Keneth Lewis,
dëshmoi në Kongres se federalët
i kishin kërcënuar drejtuesit e
bankës me heqjen e anëtarëve
të bordit, nëse banka nuk do të
mbante premtimin e blerjes së
"Merril Lynch", pavarësisht gjendjes
së saj fi nanciare katastrofi ke.
Ky transaksion i kushtoi xhepit të
taksapaguesve 20 miliardë dollarë
nga paketa "shpëtimtare".
"Ajo çka më shqetësoi ishte fakti që Fed
po kërcënonte një bankë që ishte në një
situatë të mirë fi nanciare dhe se ky ishte
rasti i parë që i ishte bërë presion në lidhje
me një vendimmarrje të rëndësishme", tha
Keneth Lewis para një komiteti të posaçëm
në Kongres. Paneli po heton pretendimet
se ish-shefi i atëhershëm i Thesarit, Henry
Paulson, dhe shefi i Rezervës
Federale, kanë ushtruar presion
në mënyrë të paligjshme,
duke e detyruar madje Lewis
që të mbante gojën mbyllur në
lidhje me problemet fi nanciare të
"Merril Lynch". Por mospublikimi
i këtij informacioni nga ana e she-
fi t ekzekutiv të "Bank of America"
do të kishte qenë një dhunim
i besimit ndaj aksionerëve të
bankës nga drejtuesit e saj. Drejtuesit
e panelit hetues kanë në
duar disa e-maile të punonjësve
të brendshëm të Fed. Në njërin
prej tyre thuhet se shefi i madh Bernanke
ua kishte bërë të ditur shefave të "Bank of
America" që, nëse nuk do të blinin "Merril
Lynch", do të zëvendësoheshin të gjithë sa
ishin në pozicionet e menaxhimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›