Një park kilometër për kryeqytetin te ish -Fusha e Aviacionit
Projekti parashikon të parin bulevard të gjelbër në periferi.
Emanuela Sako
Bashkia e Tiranës ka parashikuar që projekti për ndërtimin e ish-fushës së Aviacionit do të jetë parku më i madh në periferi të Tiranës. Kjo zonë e kryeqytetit do të jetë një nga pjesët më të veçanta dhe e vetme në stilin e saj të ndërtimit. Burime nga Bashkia bëjnë të ditur se projekti për rregullimin e territorit të kësaj fushe do të zbatohet gjatë verës së këtij viti, pasi ka përfunduar hartimi i projektit dhe tashmë mbetet fillimi i punimeve. Kjo zonë do të kthehet në park, ku do të zhvillohen mjaft aktivitete sportive dhe do të shërbejë si një zonë ç’lodhje për të gjithë qytetarët. Sipas bashkisë, zbatimi i projektit tashmë është në fazën e tenderimit. Specialistët parashikojnë që në hapësirën ku dikur ka qenë ish - Fusha e Aviacionit, do të realizohet “parku tematik”, duke krijuar kështu një qendër të re ç’lodhëse për banorët e Njësisë Bashkiake Nr. 7. Ndërhyrja transformuese do të shtrihet në një hapësirë urbane që përkon me Pistën e Aviacionit, me përmasa 50 metra e gjerë dhe 1 km e gjatë.
Projekti
Projekti përmban shtrime dyshemesh, bimësi të ulët dhe bimësi të lartë. Në brendësi të zonës do të ketë mini-hapësira për aktivitete sportive, fitnes, basketboll, volejboll, pista vrapimi dhe kënde lojërash për fëmijë. Një vend të rëndësishëm në projekt zënë edhe ndërtimet e ulëta dhe provizore, që janë parashikuar të jenë librari apo banja publike, të cilat do të detajohen në një fazë më të vonshme të projektit. Kryebashkiaku Rama, në miratimin e projektit teknik të KRRT-së, është shprehur se kjo zonë do të jetë nga më të mëdhatë e këtij lloji. “Kjo zonë do jetë një njollë e gjelbër në hartën e Tiranës, prej rreth 1 km e gjatë, që është një bulevard i ri i gjelbër për kryeqytetin”,- u shpreh Rama. Aktualisht, projekti ka përfunduar tërësisht dhe është hartuar nga arkitektët italianë të “Atena Studio”. Kthimi i kësaj zone në një park të madh ka qenë dëshira dhe kërkesa e banorëve të zonës, në dëgjesat publike që zhvilloi Kryetari i Bashkisë Edi Rama me ta. Specialistët kanë projektuar kompozimin e hapësirave të gjelbra në projekt përbëhet nga tre module bazë, të cilat janë; sistemi dhomë, gjelbërimi horizontal në formë bari dhe gjelbërimi vertikal i vazhduar. Të tre këto module do të krijojnë imazhin e kaligrafisë që përbën edhe konceptin bazë të projektit. Gjelbërimi mbush në mënyrë të natyrshme boshllëqet e pallateve që krijohen nga ndërtesat përgjatë segmentit urban.
Zonat më të prekura nga ndryshimet kanë një shtrirje që nis nga qendra e kryeqytetit dhe shtrihet deri në periferi të tij.
Zonat
Bashkia ka parashikuar një sërë ndryshimesh edhe në zona të tjera të kryeqytetit. Një ndër to është projekti i Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e Unazës së Madhe që prek atë pjesë të kryeqytetit, e cila nis nga Shkolla Teknologjike deri te Rruga e Elbasanit. Ndërtimi i një pjese të Unazës së Madhe lidh Rrugën e Durrësit me Rrugën e Kavajës dhe kjo pjesë ka një gjatësi rreth 2.2 kilometra, ku përfshihet edhe zgjerimi. Projekti për këtë rrugë është menduar të kalojë në zonën e Selitës, pranë Kopshtit Botanik dhe Zoologjik, në kodrat mbrapa Parkut të Madh të Tiranës, në Kodrat e Saukut, nga ku do të lidhet me Rrugën e Elbasanit pranë Akademisë së Rendit Publik. Ndërsa përsa i përket pjesës së Kamzës, do të bëhet një punë voluminoze për shkak të mjaft ndërtesave pa leje të ndërtuara në çdo cep të kësaj pjese të Tiranës. Kjo zonë do të ketë disa qendra tregtare dhe rrugë apo rrugica të detajuara në bazë të planifikimit urban që do të bëhet nga projekti për zonën. Pjesë e ndryshimeve do të jetë edhe pjesa e Bregut të Lumit, ku tani është kthyer në një “karantinë” banesash të vogla, që strehojnë të pastrehët e kryeqytetit.
18 Qershor 2009