Shpenzimet elektorale, shpërdorohet buxheti, rrezikohen pagesa e pagave dhe pensioneve
Shpërdorimi kap vlera historike, rritet me 35 për qind jashtë planit. Ekspertët parashikojnë situatë të vështirë ekonomike në gjysmën e vitit
Ervin KOÇI
Qeveria ka harxhuar të gjithë paratë e buxhetit të shtetit për shpenzimet që i janë nevojitur për fushatën elektorale. Duke mos u mjaftuar vetëm me fondet e parashikuara për këtë fushatë që deri tani ka qenë e superkushtueshme, qeveria jo vetëm që ka marrë kredi të ndryshme tregtare, por kohët e fundit nuk nguroi që të përdorë edhe thesarin e shtetit. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se shpenzimet e qeverisë kanë arritur në këtë vit elektoral nivelin më të lartë historik. Janë plot 141 miliardë lekë të shpenzuara për fushatën, ose e thënë ndryshe me një rritje prej mbi 35 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Rritja e fortë ka ardhur kryesisht nga investimet publike, të cilat në fund të 5-mujorit, ishin 37 miliardë lekë, ose 113 për qind e planit. Gati gjysma e tyre kanë shkuar vetëm në një projekt, atë të rrugës Durrës-Kukës. Kjo është hera e parë që qeveria aktuale, tejkalon investimet publike mbi planin, që nga koha kur ajo erdhi në pushtet në vitin 2005. Vitet e kaluara shifra e realizimit të investimeve kanë qenë shumë më poshtë programit të buxhetit. Në 5-mujorin e parë të vitit 2008, qeveria realizoi vetëm 66 për qind të investimeve, ndërsa në vitin 2007 shifra ishte edhe më e ulët, me vetëm 46 për qind. Të dhënat tregojnë se për këtë vit, totali i shpenzimeve të buxhetit është mbajtur në limitet maksimale të planit, me 98 për qind të tij, falë mosrealizimeve në disa zëra të shpenzimeve korrente.
Shpenzimet operative
Sipas Ministrisë së Financave shpenzimet korrente ose operative siç njihen ndryshe ishin 94.7 për qind e planit dhe kjo falë dy zërave, shpenzimeve të ulëta të pushtetit lokal, të cilat kanë qenë 81 për qind e planit dhe nga rënia e pagesave të kontributeve për sigurimet shoqërore që qeveria bëri për administratën. Të dy zëra kanë qenë 50 milionë dollarë më pak se plani. Por sërish kjo nuk ka mjaftuar për ta mbajtur deficitin buxhetor nën kontroll. Sipas të dhënave deficiti arriti në fund të muajit maj në 20.2 miliardë lekë, 31 për qind më shumë nga programi, si pasojë e investimeve të mëdha dhe rënies së të ardhurave nga taksat, nga të cilat qeverisë i mungojnë në pesë muaj rreth 70 milionë dollarë.
Ekspertët
Ekspertët e ekonomisë si në Shqipëri ashtu dhe ata të huaj që studiojnë sistematikisht ecurinë e ekonomisë tonë, janë të mendimit se vendi është përballë një kolapsi ekonomik, ndaj të cilit ndihma më e mirë është kërkesa e ndihmës nga institucionet monetare ndërkombëtare. Ndërsa qeveria këmbëngul te rritja ekonomike 4 për qind, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka vlerësuar se rritja do të jetë 0.4 për qind, ndërkohë që profesor të huaj të ekonomisë thotë se, “rritja do të jetë zero nëse do të kemi shumë fat”. Ndërkohë, ekspertë të tjerë ndërkombëtarë, të cituar nga "Reuters", tregojnë se Shqipëria do të detyrohet të kërkojë ndihmën e FMN-së në një të ardhme të afërt, për shkak të borxheve të mëdha që ka marrë për veprat infrastrukturore, të cilat do ta detyrojnë vendin të shtrëngojë rripin për një periudhë të konsiderueshme kohe. "Edhe nëse vetë demokratët i fitojnë zgjedhjet, do të detyrohen të kërkojnë FMN-në", tha një ekspert i huaj. Ekspertët thonë se detyrimet e larta financiare që Shqipëria ka marrë për të ndërtuar rrugën Rrëshen-Kalimash, mund ta shpien vendin në faliment financiar ose në një periudhë kursimesh të detyruara që do të zgjasin për së paku një dekadë. Por kryeministri Sali Berisha, ka deklaruar të paktën dy herë se nuk e dëshiron praninë e FMN-së. Sipas tij, "FMN-ja në kohë krizash shkakton pakënaqësi sociale".
Mendimi i opozitës
Opozita e ka bërë të qartë se do të kërkojë ndihmën e FMN-së në rast se i fiton zgjedhjet. Ekspertët e ekonomisë të cilët interpretojnë politikën ekonomike të opozitës, kanë shprehur qartë këtë metodë si një mjet shpëtimi përpara kolapsit të mundshëm. Shqipëria vlerësohet se e ka rritur borxhin e brendshëm me gjysmë miliardi euro vetëm këtë vit, për shkak të rritjes së pagave dhe pensioneve në mungesë të rritjes ekonomike, për shkak të rënies së të ardhurave nga tatimet dhe doganat, si dhe për të financuar segmentin Rrëshen-Kalimash. Qeverisë së ardhshme do t‘i duhet të ndjekë një politikë kursimi që mund të zgjasë disa vite. Dy kredi të rënda prej 480 milionë eurosh maturohen në vitin 2012. Në këtë rast, vendi mund të gjendet në pamundësi për të shlyer këto borxhe. Rritja e borxhit të brendshëm ka sjellë edhe rritjen e interesave të lekut, gjë që nga njëra anë bllokon kreditimin dhe rritjen ekonomike dhe nga ana tjetër, rrit barrën e interesave për buxhetin.
18 Qershor 2009