E kisha harruar atë film, ishte një komedi romantike idiote
Share
Ai ka fituar miliona zemra me rolin e luajtur në filmin Pretty Women (Gruaja e bukur).
Por në një intervistë befasuese, Richard Gere tha se filmi ndoshta më i famshëm i karrierës së tij ishte një komedi romantike idiote.
Duke folur për revistën australiane Womans Day, ai tha se besonte se karakteri në filmin e tij kishte ndihmuar në provokimin e krizës botërore financiare.
Njerëzit më pyesin për filmin, por e kam harruar atë. Ishte një komedi romantike idiote, tha Gere.
Për më tepër, roli i tij, ai i Edward Lewis, sipas tij ngrinte në qiell financierët e Wall Street.
Ai rol i bënte financiarët të dukeshin elegantë, çka është një gabim. Falë Zotit të gjithë sot jemi më skeptikë ndaj atyre djemve, tha Gere.