E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një përgatitës atletik për Shehin e Llapanjin

Një përgatitës atletik posaçërisht për dy portierët e Skënderbeut ka mbritur gjatë të hënës në Korçë. Mësohet se përgatitësi i huaj për këtë repart të rëndësishëm të skuadrës është një 25 vjeçar që do trajnojë mbrojtësit e katërkëndëshit bardhekuq. Kështu Orges Shehi dhe Erjon Llapanji do të mësohen nga një i ri çek, për të cilin nuk bëhen të ditura shumë të dhëna. Mësohet se trajneri Levi ditën e parë të qëndrimit në Korçë e ka ftuar përgatitësin atletik të portierëve të qëndrjonë në shtëpinë e tij derisa edhe ai vetë të marë një shtëpi për të qëndruar në këtë qytet. Ndërkaq përgatitësi tjetër atletik Becka mësohet se gjatë të hënës ka shkuar pranë hotel “George” aty ku qëndrojnë dhe një pjesë e futbollistëve jo korçarë të skuadrës. Stafi teknik i skuadrës pas ardhjes Levit ka pësuar ndryshime, nëse nuk është qartë nëse do ketë dhe prurje të reja në drejtim të teknikëve të ekipi. Ekipi i Skënderbeut kthehet në Korçë, pas qëndrimit të gjatë në Durrës. Ekipi i është futur punës, ndërsa gjatë të martës pritet që grupi ti nënshtrohet një analize të detajuar të lojës që skuadra ka zhvilluar ndaj Teutës në “Niko Dovana” një transfertë ku ka siguruar vetëm një pikë.

Irena Vreto

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›