Galiani: Ëndërroj Balotelin kuqezi
Administratori i Milanit, Adriano Galiani ka pranuar se ëndërron transferimin e sulmuesit të Mançester Sitit, Mario Baloteli. Ylli i ri italian iu bashkua Sitit nga Interi pak më shumë se një vit më parë, por vazhdon të spekulohet me rikthim në Serie A, te Milani.
“Baloteli është pasion i madh i imi. Kush e di. Tani për tani mbetet pasion. Baloteli është një ëndërr”, tha Galiani për mediat italiane. Baloteli kaloi tre vite kontroverse tek Interi. Ai ishte kritikuar ashpër gjatë asaj kohe, pasi veshi fanellën e Milanit gjatë një emisioni televiziv.