Deklarata shokuese e këshilltarit italian: Për emigrantët duhen furrat
Share
Deklarata e një këshilltari italian, që i përket partisë Lega Nord, ka hapur polemika të shumta në Itali. Mauro Aicardi, këshilltar i forcës politike italiane, Lega Nord, ka lëshuar një deklaratë skandaloze, duke thënë se, Për emigrantët duhen furrat.
Deklaratat e tij janë bërë në rrjetin social Facebook, dhe pas reagimeve të shumta, ai është detyruar që ta heqë këtë deklaratë.
Këto qëndrime nuk janë të reja nga ana e përfaqësuesve të Lega Nord, duke qenë se këta të fundit janë kundërshtarë të egër të emigrantëve dhe i kanë cilësuar madje ata edhe si jashtëqitje bastarde.