Rrezikohet zbatimi i projektit për parkun e ri
20/01/2009 Rrëzimi i buxhetit, shfaqen problemet e para
Rrëzimi i buxhetit për Bashkinë e kryeqytet shfaq problemet e para në realizimin e investimeve të planifikuara për t’u zbatuar gjatë këtij fillim viti. Një ndër to është dhe projekti për parkun e ri, që do të ngrihet pranë zonës së ish-fushës së aviacionit. Gjatë ditës së djeshme nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Eduard Shalsi ka pohuar se parku i kërkuar nga vetë qytetarët nuk mund të nisë, pasi buxheti po hidhet poshtë për arsye politike, duke e konsideruar kështu realizimin e këtij projekti si një pengesë të buxhetit 2009. “Një park i ri prej 50 mijë m2 është projektuar në këtë hapësirë me kërkesën e qytetarëve dhe do të fillonte për t’u zbatuar me buxhetin e vitit 2009, por Sali Berisha e Ilir Meta nuk duan një park të ri për familjet e kryeqytetit, por duan zhurmën e pluhurin e kësaj hapësire për të nxjerrë përfitimet e tyre politike, me shpresën revoltuese se në këtë mënyrë do të armiqësojnë qytetarët me Bashkinë”, - ka pohuar Shalsi. Sipas tij, nuk është vetëm ky projekt, por janë shumë të tjerë që rrezikojë të mos zbatohen për faktin se buxheti nuk po merr dot votat e nevojshme për t’u miratuar. “Ja pse ata votuan me një dorë rrëzimin e buxhetit, duke ndaluar edhe ndërtimin e këtij parku të madh, megjithëse përditë bëjnë sikur u qan zemra për hapësirat e gjelbra”, - ka pohuar Shalsi. Ndërsa kreu i këshillit bashkiak ka pohuar se deri në mars janë afatet e miratimit të këtij buxheti, por më parë duhen rregulluar mangësitë e shfaqura në të.