E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stefanoviç: Po mundohemi për zgjidhje

Shefi i ekipit negociator të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borislav Stefanoviç, ka deklaruar se qytetarët duhet ta kuptojnë se Beogradi është munduar që të gjejë zgjidhje për Kosovën.

“Është me rëndësi që të gjithë të ruajmë unitetin dhe seriozitetin në këtë situatë të vështirë dhe qytetarët ta kuptojnë se jemi munduar dhe do të mundohemi të vijmë deri te zgjidhja në përputhje me interesin tonë kombëtar shtetëror dhe e cila është në interes të serbëve në Kosovë”, ka thënë Stefanoviç.

Deklarata e tij vjen pasi në media ishte përhapur lajmi se megjithatë është arritur marrëveshje për pikat kufitare në veri të Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›