E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një pirg me gënjeshtra

Pas një presioni të pazakontë nga media Lulëzim Basha u përgjigj dje për një nga katër akuzat me të cilat ai po përballet për fshehje të pasurisë dhe lënien e shtetësisë shqiptare prej gruas së tij. Në një njoftim të shpërndarë nga zëdhënësja e tij, thuhet se në formularin e noterisë është bërë një lapsus dhe pasaporta e tij shqiptare është quajtur amerikane. Sqarimi  është nervoz dhe plot mllef, ndërkohë që ai po përpiqet të shpërndaj buzëqeshje ku të mund të rrugëve të Tiranës. Është nervoz dhe shumë I vonuar, pas 48 orësh, pasi janë botuar në medie dokumentet që flasin se ai është paraqitur para noterit me një pasaportë amerikane. Por mbi të gjitha është shumë fyes si sqarim. Përfytyroni një noter holandez të cilit I janë vënë përpara dy pasaporta shqiptare, të dyja besoj në atë vit ngjyrë kafe, dhe noteri njërën e quan amerikane dhe tjetrën shqiptare. Por e lëmë mënjan lajthitjen e noterit dhe të merremi me ndershmërinë e qytetarit tonë Lulëzim Basha.  Të gjithë e dimë sa rëndësi ka një akti I tillë noterial, pasi me këtë akt noterial Lulëzim Basha është paraqitur në Post Bank një nga bankat më serioze të Holandës dhe ka marr kredi me këtë akt noterial. Përfytyroni tani një shqiptarë që ka blerë shtëpi, ka në dorë aktin noterial të blerjes, shikon aty që pasaporta I është shënuar  amerikane dhe nuk tenton ta korrigjoj dokumentin, duke bërë në të vërtet të falsifikuar gjithë procedurën .  Nëse deri në atë që Basha  e quan gabim noteri kemi një lapsus, në vazhdimin e praktikës nga Basha kemi një akt falsifikimi të paramenduar.

Së dyti ky lapsus sepse më sjell në mendje intervistën e avokatit të tij politik Sabri Godo I cili ishte këshilluar të thoshte se Aurela Isufi e flaku shtetësinë shqiptare pasi nuk blinte dot shtëpi në  Holandë me pasaportë shqiptare. Sipas sqarimit të djeshëm të Lulëzim Bashës, ai dhe gruaja e tij kanë blerë të dy shtëpi në vitin 2001 me pasaportë shqiptare.!!! Duke besuar se zoti Godo ka thënë atë çfarë I ka thënë Lulëzim Basha, atëherë na rezulton se njëri nga dy blerësit mund të jetë paraqitur me pasaportë amerikane para noterit për të shpëtuar taksat dhe procedurën e një ekstrakomunitari për të blerë shtëpi në Holandë. Nëse është e vërtet që mund të blihet shtëpi me pasaporta shqiptare siç po thotë shtabi I Lulëzim Bashës,  spiralja e gënjeshtrës e fut zotin Basha në një humnerë të pafundme të mungesës së personalitetit të cilën duhet tua sqaroj shqiptarëve, pasi rikthen dyshimet e forta përse gruaja e tij flaku shtetësinë shqiptare dhe nuk denjon ta marrë akoma.

Në sqarimin e djeshëm zoti Basha siç thamë nuk I përgjigjet akuzave të tjera që kanë të bëjnë me vitin 2007, kur ai shfaqet në sistemin e policisë me tri pasaporta diplomatike të tria të vlefshme në të njëjtën kohë. As trafikantët kolumbian të drogës nuk marrin kaq shumë masa për pasaporta rezervë saç ka marrë Ministri ynë I  Jashtëm në vitin 2007.

Ai po ashtu nuk po sqaron falsifikimin që ka bërë me deklarimin e shitjes së apartamentit në Holandë para kohe.  Me këtë veprim zoti Basha ka pastruar historinë e 200 mijë eurove, duke deklaruar se I kanë ardhur nga shitja e apartamentit në Holandë, ndërkohë që apartamentin sipas dokumenteve e ka shitur një vit më vonë. Të gjithë e dimë se në vitin 2007 në duart e Lulëzim Bashës kaluan 1 miliard dollar për ndërtimin e një rruge 54 kilometër, dhe siç thotë shefi I tij, nuk përjashtohet mundësia që ndonjë stërkalë nga gjithë ai lumë të ketë përfunduar dhe në xhep të tij. Nxitimi për të deklaruar pare të fituara nga shitja e shtëpisë në vitin 2007, është një fakt I ri I cili mund ti shërbej prokurores Ina Rama për ta rihapur dosjen e rrugës Rrëshen Kalimash të djegur për procedurë. Tani e ka më të lehtë pasi zoti Basha nuk ka as imunitet. Prokuroria e ka të gatshme dosjen që e merr të pandehur zotin Basha, dhe meqë për ti rihapur dosjen kur digjet për procedurë duhet një fakt I ri që lidhet me të, unë mendoj se fakt më të fort se sat ë kapësh të dyshuarin për hajdut me 200 mijë euro të padeklaruara në xhep nuk ka.

U bën shumë gënjeshtra. Lulëzim Basha duhet tia kishte kursyer vetes përforcimin e identitetit të tij si gënjeshtar në këtë fushatë. Mund të kishte marrë disa masa para fushatës dhe të kishte shmangur këtë situatë banale që po I krijohet duke gënjyer për çdo gjë. Por nuk është aq e lehtë, kur duhet të gënjesh për çdo gjë. Ai ka nisur të gënjej për çdo detaj të jetës së tij qysh në vitin 1992 kur deklaroi se ishte vëzhgues zgjedhjesh në KQZ e 2 Marsit, në moshën 17 vjeçare, që më kujton rrëfimin e Sabri Godos që kish qenë partizan në moshën 13 vjeçare. I është dashur të gënjej për studimet dhe për njeriun që ja ka paguar studimet, I është dashur të gënjej sponsorin e studimeve deri sa I shkaktoi traumë që I përshpejtoi vdekjen ën vitin 2005, I është dashur të gënjej si është njohur me gruan dhe kur janë martuar, I është dashur të gënjej, kur kanë blerë shtëpi dhe ku I kanë gjetur lekët, I është dashur të gënjej ku ka punuar dhe çfarë pune ka bërë, I është dashur të gënjej për  hapjen e dosjeve për trafik organesh nga UCK në Shqipëri, I është dashur të gënjej përse gruaja e tij flaku pasaportën shqiptare dhe bashkë me vajzën e saj janë qytetare holandeze, (pra dy e treta e familjes së tij janë holandez), I është dashur të gënjej kush e përfshiu në skemën e rikthimit në Shqipëri me katapultë  nga UNMIK në qeverinë Berisha, I është dashur të gënjej për raportet me vajzën e kryeministrit, I është dashur të gënjej për fondet e rrugës Rrëshen Kalimash, I është dashur të gënjej për faljen e ujërave Greqisë dhe në fund  po I duhet të laj duart nga gjaku I katër të vrarëve më 21 janar. Kaq shumë gënjeshtra askujt nuk I ka rënë në jetë ti justifikoj.

Është një pirg I madh me genjeshtra, që për të qëndruar të stivosura e duan një hu të fort në mes qe ti mbaj te lidhura. Lulëzim Basha është boll I gjatë, për të shërbyer si I tillë, por duke mos pasur shtylle kurrizore ai nuk i mban dot të gjitha njëra mbi tjetrën. Është I dënuar të rropatet gjithë jetën mes tyre.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›