Loja gjeopolitike me korridoret
TIRANE - Prirja për dominim rajonal nuk përfundon me korridorin tetë apo dhjetë, por është duke u parë dhe forcuar me projektin rus të tubacionit të gazit natyror të quajtur "Rryma Jugore", që do të lidhte shtetet pro-ruse të Ballkanit dhe do të anashkalonte të gjitha territoret shqiptare. Dështimi i korridorit tetë për të lidhur shtetet e rajonit nga Deti i Zi e deri në Adriatik, përkrah dhjetëshit, veçse tregoi hapur se në çfarë lidhjeje gjeopolitike janë duke qëndruar qeveritë e Ballkanit. Kësaj radhe dështimi i është atribuuar Maqedonisë dhe kryeministrit ultra nacionalist, Gruevski dhe aleatëve të tij strategjikë, për të anashkaluar modernizimin e viseve shqiptare...Presionet e vazhdueshme të Moskës për të ndikuar në politikat qeveritare të Maqedonisë, Serbisë, Bullgarisë, Ukrainës dhe shteteve të tjera për t'u futur nën ombrellën e sigurisë së Kremlinit dhe nga ana tjetër, dëshira e shteteve të BE-së për të krijuar një sistem të ri të sigurisë pa amerikanët në bashkëpunim me Rusinë, kanë ndikuar në vendimet qeverive ballkanike për të riforcuar pozitat gjeostrategjike dhe të ndryshojnë kursin rajonal. Ndërtimi i rrjeteve automobilistike moderne për të lidhur më shpejt shtetet e Ballkanit Perëndimor me ato të BE-së dhe ndërtimi i rrjeteve nëntokësore të linjave të gazit natyror nga Kaspiku, Kaukazi e deri në Adriatik dhe më gjerë, u ka dhënë shkas faktorëve rajonalë dhe globalë për t'u futur në lojëra gjeopolitike me korridoret.
Roli i Maqedonisë në Korridorin 8
Në këtë vazhdë të trendëve rajonalë, një rol të dyfishtë në parandalimin e realizimit të korridorit tetë ka luajtur qeveria e Shkupit, e cila pas vizitës së Medvedevit në Serbi (2009) dhe Putinit gjatë muajit mars (2011), riafirmoi kërkesat lindore për ngjitje drejt boshtit ruso-serb. Kodi gjeopolitik i Maqedonisë nuk ka ndryshuar për më se dy dekada, për sa i përket dëshirës për t'u lidhur më lehtë me botën sllave, për nga origjina dhe për t'u luhatur në kërkesat drejt integrimeve në aleancat perëndimore. Qeveria e Maqedonisë, investimet i drejtoi përgjatë korridorit dhjetë, si kërkesë e Beogradit, Athinës dhe Moskës për të modernizuar dhe integruar këtë pjesë të rajonit dhe për të lënë të pazhvilluar pjesët e tjera, ku shumica e popullatës është josllave dhe partner strategjik i tyre është SHBA-ja. Qeveria e kryeministrit aktual, në një farë forme hapi një linjë të thelle ndarëse dhe nuk tregoi ndonjë interes më të gjerë me Tiranën dhe Prishtinën për të bashkëpunuar në drejtim të forcimit të lidhjeve ndërfqinjësore. Realisht, Shkupi këto dy vende është duke i parë si shtete që nuk mund të ndërtojnë strategji ballkanike. Qëllimi maqedono-serb, siç duket është që të ndërpritet çdo modernizim rrugor i viseve dhe shteteve shqiptare, dhe kështu të gjitha donacionet ndërkombëtare të shfrytëzoheshin për zhvillim të idesë pan-sllave të rajonizimit. Ky veprim i qeverisë së Maqedonisë është parë si jo serioz, sidomos nga amerikanët, për shkak se kjo lidhje e re do të linte pasoja gjeostrategjike Uashingtonit, në Euroazi. Por zgjedhjet e parakohshme parlamentare të qershorit (2011) mund të ndihmojnë shumë ose mund të bëjnë këtë përcaktim lindor të politikës së jashtme të Maqedonisë edhe më keq. Megjithatë, duhet theksuar se në politikën e jashtme të gjitha qeveritë maqedonase gjatë dy dekadave nuk kanë ndryshuar shumë për sa i përket forcimit të linjave të fshehta veri-jug dhe shfaqjes së standardeve të dyfishta diplomatike, përballë qendrave të vendosjes ndërkombëtare. Kështu, qeveritë maqedonase që udhëhoqën vendin, poshtë-lart nuk kanë treguar ndonjë interesim tjetër për sa i përket rolit shqiptar atje, dhe kështu ata vazhduan të kërkojnë partnerë të tjerë strategjikë për të ndihmuar që ky shtet i brishtë të zërë vendin në politikën rajonale dhe më gjerë. Por, në përzgjedhjen e partnerëve rajonalë dhe globalë, të gjitha qeveritë atje janë munduar të tregojnë se Maqedonia si vend ka zgjidhje strategjike, njësoj siç ka Serbia. Pra në këtë linjë duhen parë reagimet dhe politikat e qeverive maqedonase për të mos bashkëpunuar në projektet, ku modernizimi i shqiptarëve është në pyetje. Kështu që përqendrimi i investimeve në korridorin dhjetë ka treguar hapur se çfarë fshihet prapa axhendës maqedonase dhe faktorëve të tjerë. Këto lëvizje të qeverive duhen parë edhe nga pikëpamja e mundësisë së zvogëlimit të pranisë amerikane në Evropë dhe Ballkan, për shkak të shkurtimit të buxhetit amerikan. Këtë moment, disa shtete evropiane duke përfshirë edhe disa nga Ballkani, janë duke e shfrytëzuar për të bërë kalkulime gjeostrategjike në dëm të popujve tjerë. Ky zhvillim gjeopolitik dhe dominim rajonal nuk përfundon me korridorin tetë apo dhjetë, por është duke u parë dhe forcuar me projektin rus të tubacionit të gazit natyrorë të quajtur "Rryma Jugore" që do të lidhte shtetet pro-ruse të Ballkanit, me ato të BE-së dhe do të anashkalonte të dyja shtetet shqiptare.
Izolimi i trevave shqiptare
dhe gjeostrategjia tjetër
Kriza politike dhe institucionet e dobëta demokratike në Shqipëri,Kosovë dhe gjendja e pa ndryshuar e statusit të shqiptarëve në Maqedoni, është duke i çuar, të gjithë investimet dhe projektet e rëndësishme si: "Nabucco" (projekt evropian) dhe "Rryma Jugore" (projekt rus) në shtetet që nuk janë historikisht aleatë me shqiptarët dhe në një farë drejtimi, kanë prirje që të izolojnë nga ky modernizim aktual trevat shqiptare. Pra këtij izolimi gjeopolitik të shqiptarëve në Ballkan, përveç faktorëve të brendshëm ndër shqiptarë i kanë ndihmuar edhe elementë të jashtëm si Maqedonia dhe disa shtete të BE-së. Rreziku i dëmtimit të interesave shqiptare në rajon është dukë u rritur për shkak të lidershipit jo karizmatik shqiptarë, për të hetuar prirjet rajonale të izolimit të përhershëm, përkrah zhvillimeve që janë dukë ndodhur në Euroazi. Për nga pozita gjeostrategjike,Kosova nuk ka dalje në det, dhe përveç Shqipërisë, shqiptarëve në Maqedoni, në jug dhe nga ana ku kufizohet me shqiptarët në Preshevë, vendi është i rrethuar nga shtete jo aleate. Kosova,nuk ka kapacitete ekonomike që të përballojë këtë vërshim negativ si me korridorin dhjetë apo tetë. Zhvillimet politike në Kosovë nuk i japin mundësi qeverisë atje që të hartojë një plan të modernizimit të Kosovës dhe kështu vendi është i varur nga donacionet ndërkombëtare të Fondit Monetarë Ndërkombëtarë, Bankës Botërore, Bankës Ndërkombëtare për Zhvillim dhe Rindërtim. Një zyrtar i lartë i Kosovës në Bruksel javën që shkoi tha se Kosova nuk dëshiron që të mbetet e izoluar në Ballkan. Ky është fakt që provon drojën e Prishtinës, kundrejt trendit të ri që po krijohet kundër Kosovës dhe shqiptarëve.
Për më shumë, Shqipëria që nga viti 1912 është ballafaquar me kriza të brendshme politike që lënë vendin prapa proceseve demokratike si atëherë dhe po ashtu e njëjta krizë, është duke vazhduar edhe sot.
Kur në shekullin e XIX shtetet sllave të rajonit të Ballkanit, fituan pavarësinë nga Perandoria Osmane dhe u lidhën fuqishëm me Kremlinin por edhe me Evropën, për të forcuar dhe krijuar një sistem të ri rajonal, vetëm shqiptarët jo vetëm që nuk fituan asgjë nga Kongresi i Berlinit (1878) por edhe ngelën jashtë ngjarjeve të asaj kohe dhe modernizimit që kishte filluar në Evropë dhe në shtetet tjera të sapopavarësuara. Ky modernizim u ofrohej këtyre shteteve jo vetëm nga Evropa por edhe nga Rusia.
Stabiliteti dhe zhvillimi ekonomik i Shqipërisë dhe i Kosovës ,pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008 janë dy kushtet që mund të parandalojnë kanosjet shqiptare nga shtetet fqinjë. Përkundër të gjitha këtyre rrjedhave e vetmja rrugëdalje do të ishte bashkëpunimi më i shpejtë ndërshqiptar. Deri më tani të dy qeveritë si në Tiranë dhe Prishtinë (kjo e fundit e menaxhuar nga ndërkombëtarët) nuk kanë bërë hapa seriozë që do të zvogëlonte dështimin e mundshëm vs. shteteve të tjera. Investimi në korridorin dhjetë por jo në të tetën, shkon me interesat e evropianëve dhe po ashtu edhe të shteteve të Ballkanit Jugor ,që në të ardhmen të krijonin një unioni tregtarë që do të mblidhte republikat e ndara të ish-Jugosllavisë dhe do të përjashtonin viset shqiptare. Në këtë drejtim,kjo lëvizje do të shtynte faktorët shqiptarë që të kërkojnë opsione të reja të komunikimit ndërshtetërore dhe gjeostrategjik.
Si do t'i kundërviheshin
qeveritë shqiptare kësaj situate?
Një ndër idetë do të ishte ndërtimi i hekurudhës Prishtinë - Prizren - Tiranë - Durrës, që në një farë mënyre do t'i mundësonte dalje më të lehtë Kosovës në të gjitha portet shqiptare, dhe kjo do t'i shërbente kryesisht Kosovës për t'u lidhur me Perëndimin. Po ashtu kjo do të rriste bashkëpunimin tregtar mes dy shteteve dhe do të sillte një trend të ri atje. Sipas zhvillimeve, tani për tani as qeveria në Tiranë apo në Prishtinë nuk posedojnë mjete financiare që do të krijonin këtë komunikim të shpejtë. Por është e panjohur variabla se si do të vepronin shqiptarët në Maqedoni në raportet e reja që po krijohen. Partitë shqiptarë dështuan që të parandalojnë veprimet e qeverisë kundër korridorit tetë dhe deri më tani nuk kemi parë ndonjë forcim të marrëdhënieve ndërshqiptare, fakt që shton drojën për fragmentim të përgjithshëm shqiptar në rajon. Megjithatë, me korridorin e dhjetë i cili kalon nga Austria, Sllovenia, Kroacia, pastaj e lidh Serbinë me Maqedoninë dhe përfundon në Greqi, anashkalohet Kosova dhe rajonet shqiptare mbeten të papërfshira dhe të paintegruara në rrjetet ndërkombëtare të komunikimit rrugor modern. Pra, loja me korridoret dhe po ashtu me tubacionet e gazit natyror që do të lidhin Euroazinë mes veti, lënë të gjymtuara shtetet shqiptare. Në dekadën që hymë ndoshta mund të shohim një gjeostrategji tjetër nga liderët shqiptarë atje, e cila do të aktivizonte më shumë bashkëpunimin ndërshqiptar dhe nga ana tjetër në një farë forme, kjo qasje e re do të fillonte të krijonte aleancat e reja rajonale që do të forconin interesin shqiptar në të gjitha drejtimet.
*Autori është analist nga Maqedonia,
që vepron dhe jeton në SHBA
(GSH/BalkanWeb)