Një polaku ndarja nga e dashura i kushton... dhëmbë e dhëmballë!
VARSHAVË- Anyna Mackioëak është një dentiste polake, e cila përdori profesionin e saj për t'u hakmarrë nga ish i dashuri. Marek Olszewski ishte ndarë pa shumë dramë nga e dashura e tij, por vazhdonte të mbante një marrëdhënie miqësore me të. Përveç kësaj vazhdonte t’i besonte asaj edhe rregullimin e dhëmbëve.
''U mundova të tregohesha profesioniste dhe të ndaja emocionet personale nga puna, por kur e pashë të ulur në karrige me narkozën që kishte bërë efekt mendova se kisha të bëja me një bastard'', thotë Anyna.
Në këtë mënyrë 35-vjeçarja filloi t’i shkulte një nga një dhëmbët ish-partnerit të saj 45-vjeçar dhe ia fashoi gojën që të mos ndjente ndryshimin.
''Kur u zgjova nuk i ndjeja dhëmbët dhe kisha nofullën me fasha, por më tha që mpirja nuk do më lejonte të ndjeja asgjë për disa orë. Nuk dyshova aspak sepse mendoja se ishte profesioniste'', thotë Mareku.
Goja bosh ishte vetëm fillimi i të këqijave. Tashmë Mareku është braktisur edhe nga e dashura tjetër. Anyna mund të dënohet me tre vjet burg për abuzim me besimin e pacientit, edhe pse hakmarrjen e çoi deri në fund.
(el.me/MIA/BalkanWeb)