Serbia arreston 13 anëtarë të “Kartelit Ballkanik”, të akuzuar për trafikim ndërkombëtar droge
Trembëdhjetë persona të dyshuar si anëtarë të një grupi të organizuar kriminal, të përfshirë në trafikun e drogës ndërkombëtare janë arrestuar këtë të enjte në Serbi.
Sipas Zyrës së Prokurorit për Krimin e Organizuar, të dyshuarit u arrestuan pas një hetimi njëmujor në qytetet Beograd, Lazarevac, Suboticë dhe Zrenjanin.
Referuar mediave serbe, arrestimet u kryen me urdhër të Prokurorisë për Krimin e Organizuar në bashkëpunim me Departamentin e Anti-Drogës të Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë e Policisë Kriminale të Serbisë, për shkak se ishin të dyshuar për prodhim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.
Drejtuesit dhe anëtarët e kësaj bande e përbërë prej 20 personash, dyshohet se kanë marrë pjesë në mbledhjen dhe transportimin e mbi 6 tonelatave me kokaion nga Amerika Latine drejt Evropës Perendimore dhe Serbisë.
Policia bëri të mundur arrestimin e 13 personave, ndërkohë 4 të tjerë të përfshirë në këtë organizatë ndodhen në arrati, ndërsa dy të tjerë kanë rënë në pranga më herët.
“Nga shtatë persona që nuk u arrestuan, dy prej tyre janë duke vuajtur dënimin me burg, gjagjësisht paraburgim, sipas vendimeve të Holandës dhe Perusë. Një është në paraburgim me bazë tjetër në Nish dhe katër janë në arrati”, njoftoi Prokuroria për Krim të Organizuar.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
