Stagnim në vend të reformave në Rusi?

Ky nuk është një fillim i i ri, vëren Hans-Henning Schroder nga Fondacioni Shkenca dhe Politika në Berlin. "Nuk mund të dallosh ndonjë profil reformash", thotë eksperti nga Berlini, duke ju referuar qeverisë së re ruse. Të hënën, në Moskë qeveria e re iu prezantua presidentit Vladimir Putin. Kryeministri Dmitri Medvedev, i cili përpara dy javësh ndërroi postin me Putinin, ka një mendim tjetër. Kabineti i ri përbëhet në tre të katërtat nga figura të reja, thotë Medvedev.
Në fakt, nuk dihet shumë për emrat e rinj. Megjithatë, postet kryesore vazhdojnë t'i mbajnë ministra nga qeveria e mëparshme Putin. Ministri i Jashtëm si dhe ministrat e Drejtësisë dhe Financave janë të njëjtët. Nga të ashtuquajturit "Siloviki", siç quhen në Moskë, ata që ndajnë monopolin e pushtetit, është ndryshuar ministri i Brendshëm.
"Rolet kyçe në fakt i kanë të njëjtët persona, ose janë të rinj, të cilët do të vazhdojnë të ndjekin të njëjtën politikë", tha ish-kryeministri rus dhe sot politikan i opozitës Michail Kassjanov.
Ajo që mungon tek qeveria e re janë përfaqësuesit e opozitës.