E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rezoluta e Serbisëe papranueshme për4 shtete në OKB

NEW YORK- Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Gjermania dhe Franca e kanë cilësuar të papranueshëm tekstin e rezolutës, pasi në të thuhet se Serbia dhe Kosova duhet të vendosin “dialog për të gjitha çështjet e hapura”, shkruan sot e përditshmja serbe Blic, duke iu referuar burimeve nga OKB-ja.

Sipas këtyre shteteve, të cilat kanë mbështetur fuqishëm pavarësinë e Kosovës, në fakt duhet të bëhet fjalë për “bisedime për çështje teknike” e jo për “të gjitha çështjet e hapura”.

“Duhet të specifikohet qartë, pasi për Serbinë çështje e hapur është edhe ajo për statusin, ndërkohë që ne vlerësojmë se Kosova është shtet sovran dhe i pavarur dhe se nuk mund të ketë bisedime për statusin e saj”, shkruan Blic.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç, gjendet në Neë York, ku po zhvillon takime lidhur me nismën serbe për rezolutë të re rreth Kosovës në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Jeremiç pritet të takohet dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të organizatës botërore, Ban Ki Mun dhe do t’i drejtohet një takimi të vendeve të painkuadruara.

Katër shtete, anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit, të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, kane kundershtuar tekstin e rezolutes Serbe te dorezuar nje dite me pare ne OKB. Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Gjermania dhe Franca e kanë cilësuar të papranueshëm tekstin e rezolutës, pasi në të thuhet se Serbia dhe Kosova duhet të vendosin “dialog për të gjitha çështjet e hapura”.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›