Një prizrenas gjendet i pajetë në rrugë
Nga Express më 24 shkurt 2011 në ora 11:40
Një patrullë policore ka gjetur, sot në orët e hershme të mëngjesit, një person pa shenja jete në rrugën “Zahir Pajaziti” në Prizren.
Policia njofton se viktima është Muharrem K., 65 vjeç.
Trupi i pa jetë është dërguar në autopsi, kurse mjekët nuk kanë gjetur shenja dhune në trupin e viktimës, andaj edhe nuk ka të dyshuar.