E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet pas 16 vjetësh në arrati

Nga Express më 24 shkurt 2011 në ora 11:35

Është arrestuar në Austri një kosovar, i dyshuar për vrasje të dyfishtë, pas 16 vitesh qëndrimi në arrati.

Sipas mediave austriake, kosovari 34-vjeçar ka jetuar për vite të tëra në mënyrë ilegale në Austri, në rrethinën e gjerë të Linzit.

Ai është kapur në mënyrë befasuese, gjatë një kontrolli rutinor në tren. Pasi u kishte rënë në sy policëve, ata e kishin verifikuar identitetin e tij në kompjuter dhe kishin gjetur se ndaj tij ishte ngritur një fletarrestim ndërkombëtar.

Kosovari është kapur nga policia dhe tashmë janë duke u zhvilluar procedurat për raste të tilla. 16 vjet më parë, ai ka vrarë dy persona në Kosovë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›