E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje program i muzikes rrok ben per vete adoleshentet

A duhet te mesojne nxenesit ne shkolla muziken Rock and Roll Themeluesit e nje programi muzikor te titulluar Shkolla e muzikes rock besojne se po. Kjo eshte nje shkolle ku femijet mezi presin te shkojne.

Keta adoleshente ne nje klase ne rrethinat e Virxhinias nuk po bejne thjesht prova per kenaqesi. Ata jane pjese e Shkolles se Muzikes Rock nje program muzikor jashteshkollor.

Kjo shkolle eshte nje kompani private qe ka programe ne pothuajse 70 shkolla ne gjithe Shtetet e Bashkuara. Ne keto klasa femijet mesojne nje instrument qe e kane zgjedhur vete. Po ashtu ka edhe klasa kantoje. Levizjet ritmike jane dicka qe e mesojne vete. Emili Voles po merr mesime per tu bere kengetare rock.

Une nuk kam interpretuar kurre me pare keshtuqe sot eshte hera e pare per mua. Me pelqen te interpretoj para publikut por deri kur erdha ketu nuk e dija sa me pelqente te interpretoja.

Kaila Haston thote se te dy prinderit e saj donin qe ajo te hynte ne kete shkolle.

Prinderit e mi kur u futa ne kete program ishin shume te entuziazmuar. Babai me kishte inkurajuar vazhdimisht qe te hyja dhe mamase i pelqen shume.

mimi per kete program eshte 275 dollare ne muaj. Per fillestaret kjo perfshin nje ore mesimi private dhe nje prove ne grup cdo jave. Shkolla jep edhe ore mesimi per nivelin e avancuar. Mesimet jepen nga muzikante profesioniste. Branden Mijares thote se para se te

Une nuk kisha mesuar asnje lloj instrumenti muzikor derisa shkova ne klase te shtate. Perpara merresha vetem me lojra elektronike.

Branden thote se nuk po meson thjesht muzike.

Fillon ta njohesh me mire veten nga brenda. Une studioj deri vone dhe filloj te luaj variacione qe nuk i kam bere kurre me pare. Muzika me ndihmon te kuptoj se cfare po ndjej vertet.

Kris Eduards nje tjeter kitarrist ka te njejten ndjesi.

Duke ardhur ketu dhe duke interpretuar me njerez te tjere une fillova te mesoj si te kenaqem. Me pare une isha i terhequr dhe i ndrojtur por pasi erdha ketu fillova te zbavitem.

Por per Kris Murhed baterist dhe kengetar Shkolla e Muzikes Rock eshte shume me teper se kaq. Ai thote se shkolla e ndihmoi te kapercente nje periudhe shume te veshtire. Motra e tij vdiq nga leucemia para 10 vjetesh.

Ai thote se ne fillim filloi te degjonte muzike dhe ishte shume i trishtuar por pak nga pak filloi te mesonte te interpretonte dhe te kendonte dhe keshtu arriti te kapercente ate periudhe.

Nje vit me pare Kris u diagnostikua me kancer dhe shkolla e muzikes eshte bere si terapi per te. Ai e quan shkollen e muziken nje frymezim dhe pjese te jetes se tij dhe thote se muzika i ka shpetuar jeten.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›